Gjermania luan rolin e statistit | Politika | DW | 10.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Gjermania luan rolin e statistit

Koment mbi vizitën e ministrit të jashtëm gjerman, Steinmeier në Liban dhe Izrael

Steinmeier me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert

Steinmeier me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert

Kështu nuk sillet njeriu me miqtë: tani së fundi kryeministri izraelit, Ehud Olmert e ka quajtur Gjermaninë si "mikun më të mirë të vendit të tij" dhe e ka inkurajuar për angazhimin ushtarak në Liban. Kur ministri i punëve të jashtme i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier mbërriti për vizitë në Lindjen e Mesme për të biseduar për mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje, Olmert e la atë të presë para dyerve, prapa së cilës qeveria e tij mori vendim për zgjerimin e operacioneve ushtarake në Libanin Jugor.

Me shumë gjasa edhe vetë SHBA-të si "miku" më i madh i Izraelit siç duket janë befasur me vendimin e kabinetit shtetëror të Izraelit. Nga këndvështrimi ndërkombëtar po shuhen shanset për gjetjen e një zgjidhje brenda një kohe të caktuar, sepse ushtria izraelite flet për një ofensivë të madhe 30 ditore: trupat tokësore izraelite duhet të marshojne në territorin rreth lumit Litani për t'i debuar hisbollahët.

Te enjten para dite është bërë befasisht i njohur lajmi se ofensiva anullohet. Synohet që t'i jepet një shans diplomacisë. Lindja e Mesme edhe më tej vazhdon të jetë vendi i befasive. Madje edhe për befasi pozitive.

Megjithatë do të ishte shumë optimiste të besosh, se pas deklarimit për heqje dorë nga ofensiva e paralajmëruar, vërtetë do të mund të ketë sukses diplomacia. Shumë optimiste është edhe shpresa se ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë ka ndikuar që Izraeli të marr vendim për anullimin e ofensivës ushtarake. Pavarësisht nga miqësia, një vendim i këtillë mund të merrej vetëm nëse ka ardhur një sinjal prej Uashingtonit, i cili deri më tani e ka mbështetur Izraelin pa kushte.

Ndikimi në këtë rast i amerikanëve ka mundur të ndodhë edhe për shkak se ata kanë dashur t'i japin fund luftës edhe për arsye, sepse për SHBA-te është e nevojshme që të mos e dëmtojnë edhe më shumë prestigjin e tyre në botën arabe. Prandaj Gjermania në këtë situatë luan vetem nje rol statist. Kjo ka bërë qe vizita e dytë brenda një kohe të shkurter e Steinmeier-it në Lindjen e Mesme të kalojë pa plane dhe propozime konkrete dhe pa mandat dhe ndikimin e një ndërmjetësuesi.


Nuk mjafton të premtosh vetëm ndihma humanitare. Palët në konflikt kanë nevojë për ndihma konkrete politike dhe me shumë gjasa edhe ushtarake. Gjermania mund në mënyrë të kufizuar të ofrojë ndihmë politike, ndërsa ndihme ushtarake brenda nje kuadri te një trupe ndërkombëtare sipas planeve të deritanishme nuk dëshiron të ofrojë. Jo vetëm për shkak të së kaluarës gjermane dhe marrëdhënieve të veçanta me Izraelin, por edhe për arsye se një angazhim i rrezikshëm në Liban nuk është i pranueshem nga ana popullsisë gjermane. Në fund mund të thuhet se nje dritare e vogel e shpresës është hapur, por në çdo moment mund sërish të dështojë.

  • Data 10.08.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqop
  • Data 10.08.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqop