Gjermania e bindur mbi sukseset e Bashkimit Evropian | Evropa | DW | 11.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjermania e bindur mbi sukseset e Bashkimit Evropian

Eshtë një gjë mëse normale që pas çdo samiti të BE-së, Bundestagu gjerman publikon një deklaratë qeveritare me rezultatet e këtij samiti. Pikërisht kjo ndodhi edhe të enjten e kaluar. Madje këtë radhë politika evropiane e qeverisë gjermane nuk u kritikua as nga opozita.

Salla plenare e Bundestagut Gjerman

Salla plenare e Bundestagut Gjerman

Deri në vitin 2010 BE do të jetë kthyer në zonën ekonomike më të fortë në botë - ky është qëllimi kryesor i të ashtuquajturës Strategjia e Lisbonit. Por realizimi i këtij qëllimi po ecën aq ngadalë, sa që BE zhvilloi në fillim të nëntorit një samit të veçantë enkas për këtë arsye. Në deklaratën e qeverisë gjermane, ministri i jashtëm Joschka Fischer foli për disa përparime që janë bërë falë strategjisë së Lisbonit. Edhe Fischer është parimisht dakord me kryeministrin hollandez Vim Kok, i cili ka publikuar një raport shumë të hollësishëm mbi këto përparime:

"Kok është i bindur se Evropa do të mund të kthehet në zonën më të fortë ekonomike në botë brenda vitit 2010. Qeveria gjermane mbështet së bashku me partnerë të tjerë, dy qëllimet kryesore të BE-së: Rritje ekonomike dhe vende të reja pune. Pikërisht këto dy çështje vlerësohen në mënyrë të veçantë edhe në raportin e Vim Kok" - tha ministri i jashtëm Fischer.

Ministri i jashtëm gjerman i hodhi poshtë edhe raportet, sipas të cilave kryeministri irakian Allavi, i cili u takua në Bruksel me shefat dhe kryeministrat e shteteve të BE-së, thotë se Gjermania dhe Franca kanë një rol thjesht spektatori në Irak. Sipas Fischerit, Allavi e ka vlerësuar shumë ndihmën gjermane:

"Ne ja kemi bërë të qartë kryemnistrit irakian Allavi se Gjermania angazhohet në Irak sidomos në sektorin e rindërtimit dhe sigurisë në vend. Ne kemi vënë deri tani 200 milionë euro në dispozicion për Irakun."

Por zëvendeskryetari i Unionit Kristian Demokrat CDU, Volfgang Schäuble, u shpreh se Gjermania vetëm bën sehir në Irak dhe se duhet të angazhohet më shumë aty.

  • Data 11.11.2004
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFq
  • Data 11.11.2004
  • Autor Nina Werkhäuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFq