Gjermanët e Kosovës preferojnë më shumë gjermanët socialdemokratë | Politika | DW | 19.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Gjermanët e Kosovës preferojnë më shumë gjermanët socialdemokratë

Rreth 80 qytetarë gjermanë të punësuar në Kosovë kanë hedhur dje votën e tyre në kutitë e votimit

Polic gjerman ne Kosove

Polic gjerman ne Kosove

Të dielën është votuar edhe në Prishtinë. Rreth 80 qytetarë gjermanë, që punojnë dhe veprojnë në Kosovë, kanë votuar pa pasur nevojë që ditën e zgjedhjeve parlamentare të shkonin në Gjermani. Për këtë qëllim, Përfaqësia diplomatike e Gjermanisë në Kosovë është shndërruar në njësi zgjedhore ku qytetarët gjermanë kanë dhënë votën.

Matias Lytenberg, sekretar i dytë në Zyrën gjermane në Prishtinë shpjegon se qytetarët gjermanë që po votonin janë pjesë e personelit që punon në insitucionet ndërkombëtare në Kosovë, si janë UNMIK-u dhe OSBE-ja, por edhe të tillë të angazhuar në organizata joqeveritre:

„Janë njerëz nga OSBEja nga UNMIK-u, nga Organizata për ndihma dhe zhvillim, nga Zyra e ndërlidhjes, të gjithë gjermanë që punojnë në Kosovë dhe ndihmojnë këtu.“

Në një atmosferë të këndshme me tavolina të mbushura me ushqime dhe pije sipas dëshirës, Matias Lytenberg shpjegonte procedurat e votimit.

Kutitë e votimit ishin sjellura nga OSBE-ja ndërsa mbikqyreshin po nga një komision i kësaj organizate. I pranishëm ishte dhe shefi i misionit të OSBE-së Verner Vnend, gjithashtu diplomat gjerman. Bashkëqytetarëve të tij, të angazhur në detyra të ndryshme në Kosovë, shefi i përfaqësisë diplomatike gjermane në Prishtinë, Eugen Volfart u është drejtaur me një fjalim:

„ Pas këtyre zgjedhjeve do të formohet një qeveri e re, mirëpo sa i përket Kosovës nuk është me rëndësi kush do të vijë në pushtet, pasi interesimi për Kosovën është i njëjtë tek të gjitha partitë dhe fraksionet në Gjermani. Këtë e kam vërtetuar nga takimet dhe bisedat përgatitore para se të vija këtu. Kam parë se brenga, dëshira dhe interesi i tyre për Kosovën ka qenë i njëjtë tek të gjitha partitë në Parlamentin gjerman. Ky është edhe një konfirmim dhe dëshmi për punë tonë këtu në Kosovë.“

Qytetarët gjermanë që votuan, kanë përcjellur shpalljen rezultateve zgjedhore në Gjermani para një ekrani të madh në një atmosferë mjaft impozante. Për ta bërë atmosferën sa më intersante, rreth orës 20.00 nga Matias Lutenbereg, janë kumtuar edhe rezultate e votimit të gjermanëve që punojnë në Kosovë:

Partia socialdemokrate është me e preferuara në mesin e gjermanëve që punojnë në Kosovë. 39,2.2 përqind të votave ata ia kanë dhënë kancelarit Shrëder dhe Partisë së tij Socialdemokrate, Unioni Demokristian/Socialkristian ka marrë 25 përqind të votave i ndjekur nga të gjelbrit me 23. 08 për qind dhe liberalët me 5,7.7 Vetëm një votë kanë fituar të majtët në Prishtinë, ndërsa një votë tjetër ka shkuar në favor të organizatave që mbrojnë kafshët.

Ndërkaq, atmosfera pas shpalljes së rezultateve në Gjemani dhe debatet e zjarrta televizive, janë përcjellë me kërshëri në ekranin e madh deri rreth orës 22.00. Siç është shprehur njëri nga diplomatë gjermanë, këto zgjedhje parlamentare në Gjermani dhe zhvillimet që do të bëhen rreth formimit të qeverisë, janë një rast i mirë edhe për shqiptarët e Kosovës për të përsosur në të ardhmën formën e demokracisë.

Shefi i zyrës gjermane në Kosovë, Eugen Wolfart ka ftuar bashkatdhetarët e tij, që ndodhen me misione ndërkombëtare në Kosovë, të vazhdojnë më tej me kontributin dhe punë tyre këtu

  • Data 19.09.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtK
  • Data 19.09.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqtK