Fitore e prenotuar e Mubarakut | Bota | DW | 11.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Fitore e prenotuar e Mubarakut

Zgjedhjet presidenciale në Egjipt, me të drejtë mund t´i quash si të parat, pasi ishte një premierë që në garën elektorale u lejuan disa kandidatë, ndonëse ashtu siç pritej i fitoi presidenti Husni Mubarak. Megjithëse ka dyshime të bazuara, që këto zgjedhje nuk ishin krejtësisht korrekte ato nuk mund të konsiderohen të pavlefshme.

Zgjedhjet në Egjipt, Hunsi Mubarak

Zgjedhjet në Egjipt, Hunsi Mubarak

Një vëzhgues egjiptian me cinizëm tha, se zgjedhjet nuk mund të jenë demokratike, përderisa fituesi i tyre morri 80% të votave. Parë nga kjo perspektivë, Egjipti ende nuk është një demokraci, por ai po lëviz ngadalë në këtë drejtim, të paktën, nëse e vlerësojmë situatën nga pikëpamja statistikore: në tetor 1987, ndërsa Husni Mubarak u zgjodh për herë të parë për të qenë gjashtë vjet president, 97,1% e zgjedhësve ia dhanë votën pasuesit të presidentit të vrarë Anvar a-Sadat. Në vitin 1993 ishin "vetëm" 96,3% që votuan pro tij, dhe në vitin 1999 kuota ra në 94%. Në zgjedhjet e fundit 88,5% ia dhanë votën Mubarakut.

Por në këto zgjedhe atij iu desh të luftojë me dy pengesa, që nuk kishin egzistuar më parë. Edhe pse votimet janë detyrim, rreth 23% e gati 32 milionë zgjedhësve morrën pjesë në votime. Dhe ajo që ishte e padëgjuar ndonjëherë për pjesën më të madhe të botës arabe: për herë të parë pati edhe kandidatë kundërshtarë: nëntë kandidatë, pjesërisht të panjohur u përpoqën të venë në pikëpyetje pushtetin e Mubarakut, që është president qysh prej 24 vjetësh.

Ashtu si edhe në zgjedhjet e mëparshme: jo gjithçka ka shkuar sipas rregullave të shtetit ligjor. Ndonëse zyrtarisht thuhet, se nuk ka pasur parregullësi në votime, nga ana e opozitës tërhiqet vëmendja për manipulime masive: vota të dyfishta, mungesë kontrolli ndaj zgjedhësve dhe pengesa ndaj zgjedhësve të opozitës në votime. Për këtë arësye numri dy dhe stari i shoqërisë civile egjiptiane, Ayman Nour, arriti të marrë vetëm 7%, ndërkohë që të gjithë kandidatët e tjerë së bashku arritën të kenë një të shtatën nga rreth shtatë milionë vota të vlefshme.

Por edhe sikur të jenë të vërteta akuzat për mashtrime, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë dyshim serioz kundrejt një fitoreje të Mubarakut. Kjo pasi parimi zgjedhje korrekte në Egjipt është ende një term i ri dhe i panjohur. Madje shumica e egjiptianëve siç duket ende kanë ndjenjën, se "nuk mund të ndryshojmë gjë". Paçka se në votimin për ndryshimin e ligjit elektoral dhe lejimin e kandidatëve të tjerë disa muaj më parë morrën pjesë mëse 53% e elektoratit.

Megjithatë, është bërë një hap i parë i rëndësishëm. Edhe protetsta e hapur kundër mashtrimeve të mundshme në votime është një përvojë për egjiptianët, e ndoshta edhe për pjesën tjetër të botës arabe. Shpresa mund të ketë vetëm nëse aparati shtetëror tashmë nuk do të arrijë ta prangosë opozitën duke e zhdukur sërish nëpër burgje kandidatin Ayman Nour. Ky i fundit u lirua nga burgu vetëm nën presionin e masiv amerikan. Vetëm nëse nuk ndodhin më të tilla gjëra egjiptianët do të mund të fillojnë të kenë kënaqësi që të bashkëveprojnë për demokracinë. Ndoshta do të provohet në nëntor, nëse kjo shpresë do të bëhet realitet, kur të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Sidoqoftë presidenti Mubarak nuk i bëri fare vullnetarisht ndryshimet drejt demokracisë. Atij iu desh të lëshojë pe ndaj prersionit kryesisht nga Uashingtoni. SHBA e mbështesin në mënyrë masive Mubarakun, pasi vendi i tij pas Izraelit zë vend të rëndësishëm në listën e ndihmës financiare të SHBA dhe i shkon përshtat konceptit të Uashingtonit për të pasur një aleat në demokraci, gjë që në Irak nuk po funksionon.

Por edhe sikur Mubaraku t´i konsiderojë si të tepërta këto liri, ai nuk do të mund të kthehet prapa. Nëqoftëse ai dëshiron të sigurojë një vend në histori, duhet që ta nxisë këtë procesë gjatë viteve të ardhëshme, që me siguri do të jenë periudha e fundit e tij në postin e presidentit.

  • Data 11.09.2005
  • Autor Komentoi Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO6
  • Data 11.09.2005
  • Autor Komentoi Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO6
Reklamë