1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fisher largohet nga radhët e para

Jens Turau22 Shtator 2005

Pikëkthese për ekologjistët. Ministri i jashtëm, Fischer deklaron se në periudhën e afërt të nuk dëshiron të ketë asnjë funksion në parti dhe në grupin parlamentar.

https://p.dw.com/p/Ar2l
Ministri i jashtëm Joshka Fisher
Ministri i jashtëm Joshka FisherFotografi: AP

Të gjelbërit kanë diskutuar gjatë për këtë çast, disa e kanë dashur atë me gjithë shpirt, të tjerë ia kanë pasur frikën. Por ndodhi shumë thjeshtë dhe fare papritur, që ministri i jashtëm morri fjalën në mbledhjen e parë të grupit parlamentar ku me pak fjalë deklaroi tërheqjen. Deputetët prisnin në heshtje të plotë dhe dëgjonin fjalën e tij, kështu tregojnë ata që ndodheshin në sallë, dhe pas fjalimit të gjithë u ngritën në këmbë dhe duartrokitën gjatë. Pas mbledhjes së grupit parlamentar Fisher doli përpara gazetarëve dhe tha: "I komunikova grupit parlamentar, se e pranoj mandatin tim në rast, se do të dalim në opozitë, por nuk jam në dispozicion për postet as si kryetar i grupit parlamentar dhe as në krye të partisë. Për mua në këtë mënyrë ka marrë fund një periudhë 20 vjeçare e jetës dhe do të fillojë një periudhë e re."

Analiza e Fisherit është e qartë dhe e shkurtër: koalicioni mes të kuqve dhe të gjelbërve nuk ka më shumicën, koalicionet treshe me socialdemokratët dhe liberalët, e aq më keq me unionin kristiandemokrat dhe liberalët Fisheri i konsideron si jo realiste, paçka se ai la të kuptohet, që në një rast të tillë është në dispozicion për post ministror. E pra kështu përfundon tani një nga karrierat politike më të spikatura të dy dekadave të fundit.

Fisheri, antar i qarkut të radikalëve të majtë në Frankfurt, si autodidakt bëri një karrierë plot sfida dhe krejt ndryshe nga rruga tradicionale. Në vitin 1985 në moshën 37 vjeçare ai u emërua ministër i mjedisit në landin e Hesenit, duke qenë kështu i pari ministër i mjedisit në Gjermani. Më vonë ai ishte ndër politikanët më oratorë të opozitës në Budnestag dhe kryetar i lëvizjes real-politike dhe pragmatike brenda radhëve të alternativës partia për mbrojtjen e mjedisit, prej nga ai mundësoi edhe pjesëmarrjen e saj në qeveri. Qysh nga viti 1998 Fisher, si ministër i jashtëm u bë njëri prej politikanëve më të dashur në Gjermani dhe ishte politikani më i fortë i të gjelbërve në luftrat elektorale. Fisher ka qenë gjithmonë shefi në hije dhe patriarku i partisë ekologjike duke mos pasur zyrtarisht ansjëherë poste të larta aprtiake.

Fisher e ka vënë partinë shpesh herë përballë sprovash të vështira - vetëm nën presionin e tij partia rigoroze pacifiste arriti të miratojë pjesëmarrjen gjermane në luftën e Kosovës. Pa Fisherin partia ekologjike as që mund të mendohej. Gjatë deklarimit të tij për shtypin Fisher la të kuptohet fare zbehtë, se dëshiron t´i përkushtohet tani jetës private, gjë që vështirë ta besosh për një politikan kaq dinamik sa ai. Në fjalët e tij ndjehehsin dhe notat e keqardhjes: "Unë do të mbetem besnik dhe i lidhur me partinë time dhe me grupin parlamentar. I jam shumë mirënjohës të gjelbërve për mundësitë që më kanë dhënë dhe shpresoj, që të mund t´ua shpërblej atë. Por vendimi im është definitiv dhe i prerë."

Gjatë muajve të fundit imazhi i Fisherit pësoi një të çarë për shkak të aferës së vizave në ministrinë e jashtme. Për herë të parë në radhët e ekologjistëve u ngritën edhe zërat që kërkonin shkëputjen e partisë prej kryebabait. Ndërsa tani këtë proces e përshpejtuan zgjedhjet. E ardhmja për ekologjistët është e pasigurt, por nga ana tjetër ofrohen edhe shanse. Gjatë viteve të fundit Fisher ishte një predikues i rreptë për koalicionet kuq e gjelbër, ndërsa ishte shumë skeptik kundrejt eksperimenteve tëaleancave zi e gjelbër. Pa të tani do të jetë me siguri më e madhe mundësia për ekologjistë të tjerë që janë të hapur ndaj opcioneve të tjera për koalcion. Ish-luftëtari i rrugëve e ka të vështirë të bëjë aleanca me kampin borgjez. Ndërsa për unionin kristjandemokrat liberal Fisher prej kohësh ka qenë personifikimi i armikut, por në fshehtësi edhe armiku që ia kishin zilinë.