1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillon festa e Bethovenit

Klaus Gehrke20 Shtator 2004

Festa e Bethovenit është hapur këtë fundjavë me një koncert festiv. Nën moton "Bohemia" po zhvillohen në Bon dhe në vendet afër këtij qyteti rreth 54 konzerte. Në qendër të kësaj veprimtarie janë lidhjet biografike, historike dhe musikale të Bethovenit me rrethin kulturor të Bohmen dhe Mehren. Ndër sponsorët e Festës së Bethovenit është edhe Dojçe Vele

https://p.dw.com/p/Ar5i
Pllakati i festës së Bethovenit
Pllakati i festës së Bethovenit

Sinfonia e 8- të e Bethovenit tingëllon e gëzueshme dhe qetësuese, por nga ana tjetër është edhe shumë dinamike. Kjo sinfoni së bashku me musikën e Gyërgy Ligetis dhe Leos Janaceks, të luajtura me mjeshtëri nga orkestra sinfonike e Barmbeg- ut nën drejtimin e dirigjentit, Jonathan Nott, hapën me 17 shtator festën e sivjetëshme të Bonn- it. Nën moton "Bohemia" do të zhvillohen deri me 10 tetor rreth 54 konzerte, të cilat do të hedhin dritë mbi lidhjet e Bethovenit me muzikanët e Böhmen dhe Mähren. Ky ballafaqim që ka themë qendrore këto lidhje është hartuar nga Ilona Schmiel, drejtuesja e re e këtij festivali, e cila thotë se këtë vit do të ketë edhe risi të tjera: "Një nga këto risi është sigurisht një prezencë e vazhdueshme e disa artistëve me emër, që tashmë kanë marrë edhe "statusin e pjesëmarrsit të përhershëm", si p.sh. Stefan Mikish.
Edhe orkestra filarmonike e Bremen, një nga orkestrat më në zë të Evropës sot, do të marrë këtë status. Këtë vit do të zgjerohen edhe programi i konzerteve të Jazz- it. Skena e Jazz-it çek të Pragës do të prezantohet me shumë dinamizëm"- thekson ajo.

Si zakonisht programi i konzerteve do të jetë i larmishëm dhe do të përmbajë pjesë nga Bethoven dhe kolegët e tij muzikantë nga Böhmen. Do të luhen pjesë të ndryshme muzikore, duke filluar nga Antonijn Dvorak e deri te musika bashkëkohore. Përveç kësaj do të ketë edhe shumë të reja të tjera. Nuk do të mungojnë edhe prezenca e figurve te njohura në fushës e muzikës, ndër të tjerë: Christian Tetzlaff, Heinrich Schiff, Kent Nagano, Murray Perahia apo Miriam Contzen.
Një përjetim i veçantë ishte edhe konzerti i hapjes së kesaj feste tradicionale nga sinfonia e Bamgerg-ut nën drejtimin e Janathan Nott. Fillimisht u luajt sinfonia e 8 e Bethovenit, e cila krijoi edhe një atmosferë subtile dhe më pas u luajtën dy vepra sinfonike të György Ligetis. Ky ballafaqim i veprave të Bethvoven dhe Ligetis ishte shumë interesant dhe impresionues.
Pika më kulminante e këtij konzerti ishte sinfonia dramatike "Sinfonietta" e Leos Janaceks,e cila u luajt më një intensitet energjik nga orkestra sinfonike e Bamberg-ut e drejtuar nga Jonathan Nott.