Filloi punimet konferenca e Kombeve te Bashkuara per luftimin e perhapjes se armeve nukleare | Bota | DW | 02.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Filloi punimet konferenca e Kombeve te Bashkuara per luftimin e perhapjes se armeve nukleare

Politikane te ndryshem gjermane kerkojne largimin nga Gjermania te armeve atomike amerikane


Ne Njujork filloi sot konferenca vendeve nenshkruese te marreveshjes kunder zgjerimit armeve atomike nukleare.Konferenca do te zgjas deri ne fund te majit dhe ne rend te dites do te jete shqyrtimi i ceshtjes se zbatimit te marreveshjes per ndalimin e shperndarjes se armeve nukleare.
Konferenca te ketilla mbahen tradicionalisht cdo pese vite.Kesaj radhe ne fokus pritet te jete brenga e disa shteteve per programet atomike te Iranit dhe Korese Verirore.Shume nga shtetet nenshkruese te marreveshjes keto dy vende i shofin si nje test per te pare fuqine e ndikimit te marreveshjes per kunder shperndarjes se armeve atomike.
Korea e Veriut deri para dy vite ishte anetare e kesaj marrveshje.Ndersa Irani vazhdon e jete akoma anetare,mirepo nga ana e SHBA-ve dhe Israelit akuzohet se ne menyre te fshehte po perpiqet te realizoje programe atomike.
Lidhur me ceshtjen e ndalimit te shperndarjes se armeve atomike eshte prononcuar edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush.
Ne nje nje konference shtypi ne Uashington lidhur me ate se a ka mundesi qe Korea e Veritu te shperndaje arme berthamore,presidenti amerikan tha se ne jemi ne gjendje ta kuptojme kapacitetin per shperndarjen e armeve te tilla, por nuk e kemi te qarte nese egzistojne apo jo aftesi per perhapjen e tyre kur ke te besh me nje tiran sic eshte presidenti i Korese Veriore.
Ndersa sipas profgesorit te universitetit te Harvardit Gjim Olq ceshtja eshte se ne nuk jemi te sigurt rreth aftesive te Korese se Veriut, por ne kemi arsye te dyshojme se ky vend eshte si nje njolle e zeze dhe vendi me i izoluar i plantetit.Ne nuk jemi te sigurte nese ata kane zero arme berthamore,kane dy apo tete arme te tilla.
Drejtori i Pergjithshem i Agjensise Nderkombetare per Energji Atomike Mohamed el-Bardai i ka propozuar nenshkrueseve te Marreveshjes se kunder shperndarjes se armeve atomike te miratojne nje moratorium pesevjecar ne ndertimin e reparteve te reja per pasurim me uranium.Per arsye te shume dallimeve,ekspertetet e ndryshem vleresojne se konferenca qe ka filluar ne Njujrok mund te deshtoje pas sjelle rezultate konkrete.
Nderkohe, ne Gjermani disa politikane kane kerkuar qe SHBA-te te largojne nga Gjermania dhe Evropa armet atomike taktike.Zedhenesi per politike te jashtme i socialdemokrateve gjermane Gert Vajskirhen ka thene se me terheqjen e armatimit nuklear nga Gjermania,SHBA-te do ti dergonin nje mesazh pozitiv Rusise per te filluar procesin e carmatimit.Nje propozim te ngjajshem e ka bere edhe kryetari i partise liberale gjermane,Guido Westervelle,i cili tha se shpreson se kerkesen per terheqjen e armeve atomike nga Gjermania do tia shpreh minsitrit te jashtem gjerman Joshka Fisher ne konferencen qe po zhvillon punimet ne Njujork.Qeveria gjermane nuk eshte shpreh per kete ceshtje e as nuk ka paralajmeruar se ministri i puneve te jashtem Joshk Fisher do te do te inicoje kete kerkese.

  • Data 02.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPU
  • Data 02.05.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPU
Reklamë