1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fatmir Mediu: Ftesa e NATOS - me rendesi politike edhe ne zhvillimet rajonale

Ani Ruci30 Nëntor 2006

Interviste me Fatmir Mediun, minister i mbrojtjes, pas perfundimit te samitit te NATOs, i cili ftoi Shqiperine per anetaresim ne NATO ne vitin 2008

https://p.dw.com/p/Aran
Tirana
TiranaFotografi: DW

Pyetje DW: Cila eshte vlera politike e kesaj ftese te shumepritur, Zoti Minister? Me ne fund ja ku erdhi dicka konkrete qe i dha fund perdorimit te formules se deritanishme : „Dyert e Natos jane te hapura per Shqiperine“?

Pergjigje: Ftesa e NATOS drejtuar Shqiperise nga samiti i Riges perben nje moment historik jo vetem per qeverine, shtetin por edhe per qytetaret e Shqiperise. Ajo tregon se ne Shqiperi eshte arritur nje standart i tille i ecurise demokratike, qe eshte baza e kesaj ftese. Pra, nuk eshte fjala vetem per reformimin e Forcave te Armatosura sipas modelit dhe filozofise se vendeve anetare ne Aleancen Atlantikej por shume me teper se kaq.

Pyetje DW. Atehere a mund te rreshtoni disa nga keto arritje, qofte edhe ne reformimin e Forcave te Armatosura, qe ndonese nuk perben kushtin e vetem, eshte A-ja e listes se gjate te kushteve qe duheshin plotesuar per te ardhur tek momenti historik i samitit te Riges?

Pergjigje: Po, keshtu eshte. Por nderkohe zhvillimet ne fusha te tjera jane te dukshme, te prekshme. Le ta filloj me maturine politike, te treguar ne zgjedhjet parlamentaret te 3- korrikut 2005, qe eshte tregues i nje orientimi tjeter te shoqerise shqiptare. Po keshtu eshe sukseset e deritanishem ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit , qe mbeten nje nga angazhimet kryesore te qeverise aktuale per te vendosur shtetin e se drejtes dhe te ligjit. Krahas tyre nuk duhet lene pas zhvillimi i qendrueshem ekonomik, ne te cilin ka hyre Shqiperia, i cili shfaqet sidomos ne raportet e qeverise me te gjitha kontributet e taksapaguesve shqiptare dhe orientimin e tyre drejt investime , lufta kunder ekonomise informale, perpjekjet per pavaresine e gjyqesorit, fushe ku ,betet ende mjaft per te bere. Sa per forcat e armatosura periudha kohore deri ne 2008 permban reforma te medha , intensive te jashtezakonshme si ne drejtim te garantimit te misionit kushtetues brenda vendit per garantimin e paqes dhe te sigurise ashtu edhe ne kontributin e tyre

Per paqen dhe stabilitetin kudo ne bote. Niveli i operacionalitetit te Forcave te armatosura te Shqiperise eshte ne rritje por ka ende shume, shume per te bere lidhur me modernizimin, profesionalizmin e personelit ushtarak dhe nderveprueshmerine e tij me forcat e NATO-s.

Pyetje DW: Ju sapo permendet si standart i arritur garantimin e misionit kushtetues qe kane forcat e armatosura per te siguruar paqen dhe stabilitetin kudo ne bote. Eshte e njohur tanime qe trupa paqeruajtese nga Shqiperia kryejne misione paqeje ne Afaganistan, Irak , Bosnje dhe se fundi eshte folur per shtimin e tyre dhe dergimin edhe ne Libi. Nderkohe, le te shohim me afer rajonin , por cfare rendesia ka per rajonin ftesa qe i ofroi Shqiperise samiti i Riges?

Pergjigje: Ka nje rendesi politike ne zhvillimet rajonale. Kjo per faktin se Shqiperia tanime konsiderohet si nje faktor stabiliteti ne rajon, ne Ballkanin Perendimor. Dhe ka kontribute konkrete ne stabilitetin rajonal sidomos po te kihen parasysh zhvillime lidhur me Kosoven dhe zhvillimet e pritshme rajonale. Mendoj se ftesa drejtuar Shqiperise per t’u anetaresuar ne NATO ne vitin 2008 merr nje rendesi dhe peshe edhe me te amdhe ne rrafshin rajonal.

Pyetje DW: Mbetet nje vit deri ne 2008 –en, qe Shqiperia te beje realitet njeren ane te binomit integrim euro-atlantik. Zoti, Minister Cfare duhet te permbushe brenda nje viti? E kam fjalen te plotesoje zotime, kushte apo te arrije standarte?

Pergjigje: Kryesor eshte bashkeveprimi nderinstitucional nen drejtimin e kryeministrit ne te gjitha institucionet qe jane te perfshira ne procesin e integrimit ne NATO, me nje plan te qarte veprimi ne bashkerendim me Parlamentin dhe opoziten per te mbeshtetur te gjitha reformat e nevojshme pa harruar nje ndergjegjesim me te madh politik ne raport me qytetaret per t’i afruar edhe ata ne kete bashkepunim. Brenda vitit 2007 lypset nje angazhim me i madh ne luften kunder krimit dhe korrupsionit, ne ngritjen e nej drejtesie te pavarur, qe i sherben interesave te qytetarit dh enuk varet nga krimi dhe korrupsioni per te vazhduar me shmangjen e ekonomise se inkriminuar dhe informale.

Kurse per sa u perket Forcave tearmatosura theksoj perseri rritjen e nderveprueshmerise se tyre me forcat e NATO-s.