Evropa e vjetër nuk ekziston më | Evropa | DW | 29.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropa e vjetër nuk ekziston më

Bilanc i presidencës luksemburgase

Jean Claude Juncker

Jean Claude Juncker

Një herë në gjashtë muaj në BE nderrohet e ashtuquajtura presidencë e rradhës. Në këmbim një herë një shtet i vogel dhe pastaj një shtet i madh i bashkësisë është gjatë kesaj kohe përgjegjës për drejtimin, por vë edhe thekse në politikën e ardhshme të bashkësisë së shteteve. Nga 1 janari deri me 30 qershor 2005 presidencën e kishte shteti model i Luxemburgut. Me 1 korrik atë e merr Britania e Madhe. Kushtetuta e vdekur, bisedimet financiare të dështuara dhe Evropa në një krizë të rëndë. Kështu nuk do ta kishte përfytyruar gjendjen e BE-së kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker para gjashtë muajsh, kur mori kryesinë e rradhës së BE-së. Pasi britaniku Toni Blair me jone e tij kategorike ndaj buxhetit të BE-së, francezet dhe hollandezet me jonë ndaj kushtetutës evropiane e sabotuan si të thuash Evropën, Jean Claude Juncker, i cili edhe më parë tentonte tek komentet e ftohta dhe cinike, është i hidheruar dhe i lodhur.
Ai po kupton se Evropa e vjetër e integracionisteve, tek e cila mbështetej gjithnjë shteti model i Luksemburgut dhe evropiani model Juncker, nuk ekziston më si e tillë. Pas deshtimit të samitit Juncker ndoshta duhet të heqë dorë, nga endrra e tij për t´u bërë presidenti i parë i BE-se për disa vjet, sepse kushtetuta e cila parashikonte këtë post edhe nëqoftëse do të hyjë në fuqi pas disa vitesh.

Në fund të presidencës aktuale të rradhës Juncker porosit, që brezi i sotëm i politikanëve nuk ka të drejtë të shkatërrojë atë që kanë krijuar breza të tërë para tyre në Evropë. Ai ka parasysh sigurisht britanikun Toni Blair, por edhe Hollandën, Suedinë dhe disa shtete të reja anëtare. Sepse këto shtete dëshërojnë një kurs tjetër. Debati kryesor për kursin e Evropës treg, ose union, duhet bërë tani. Kjo është e mira, që del nga kriza në fund të presidencës luksemburgase. BE duhet t´u përgjigjet pyetjes së qytetareve, gjë që është dashur ta bëjë me kohë, ku po shkojmë me 25, 27 dhe së shpejti me 30 shtete në bord.
Eshtë rastësi, që kriza ka shpërthyer pikërisht nën kryesinë luksemburgase. Presidenti i rradhës dhe ekipi i tij i zellshëm nuk kanë faj, menaxhimi i tij ka qenë i përsosur. Eshtë e mahnitshme se në çfarë mënyre precise dhe eficiente luksemburgasit kanë organizuar gjitha ato këshilla, konferenca, samite, takime dhe udhetime. Sepse fundja ky shtet nuk ka më shumë se 400 000 banorë, aq sa Bochumi apo, Dresdeni. Disa kritikë thonë se Jean Claude Juncker ka qenë shumë ambicioz. Ai duhej ta kishte parashikuar deshtimin e samitit.
Ka të ngjarë, por ai nuk do të kishte patur alternativë tjetër.
Nqs ky takticien nuk do ta kishte çuar grindjen deri në fundin e saj të hidhur, por do ta kishte shtyrë atë, nuk do t´i kishte shërbyer kauzës. Tani është koha, për diskutime për rrugën e vertetë të vendimeve.
Një ngushellim i vogël i mbetet kryeministrit luksemburgas, i cili është akoma edhe Mr. Euro, pra shefi i ministrave të financave nga zona e unionit monetar Euro. Ai ka arritur një vendim të njëzëshëm për reformën e paktit të stabilitetit. Në se zbutja dhe lëshimi në rregulla ka qenë diçka e mirë, do ta tregojnë vitet e ardhshme.
Nqs tani kryeministri britanik Toni Blair merr persiper presidencen, Jean-Claude Juncker do ta vëzhgojë me vemendje. A do t´i pasojnë edhe vepra premtimeve të Blairit për ta modernizuar BE-në, synimet e tij dhe buxhetin. Dyshimet ne se ai do ta arrijë këtë në gjashtë muajt e ardhshëm ekzistojnë me të drejtë. Për këtë atij do t´i duhej patjetër mbështetja e luxemburgasit të poshteruar, sepse ai është si dhe më parë në BE kreu i kopese, një drejtues.
Do të ishte ironi e historisë sikur pikërisht populli i tij ta rrëzonte Jean Claudin nga piedestali evropian. Sikur luksemburgasit ta refuzonin kushtetutën evropiane me 10 korrik, Juncker do të japë dorëheqjen. Ai ka kërcënuar me këtë. Kjo do të ishte një humbje e rëndë për të, por edhe një humbje për Evropën.

  • Data 29.06.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDx
  • Data 29.06.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDx