Ethet e Athinës
23 Maj 2007Reklamë
Në Athinë luhet sot finalja më e madhe e sportit evropian në nivel klubesh. Në finalen e "revanshit" Milani do të përpiqet të hakmerret ndaj Liverpool-it për humbjen e rrallë që pësoi kundër këtij klubi në finalen e Champions League-s tëvitit 2005 në Stamboll. Anglezët ia dolën atëherë të realizonin atë që në kushte normale konsiderohet e pamundur, të fitosh një finale futbolli pas një pjese të parë të mbyllur me disavantazh 0:3. Me aktivizimin e tetë në një finale të këtij lloji italiani Paolo Maldini do të barazojë rekordin e Francisco Gentos të Realit të Madridit.