Ende e diskutueshme rezoluta e OKB-së kundër Iranit | Politika | DW | 03.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ende e diskutueshme rezoluta e OKB-së kundër Iranit

Pas seancave të posaçme të IAEA-së për programin atomik të Iranit, ende nuk është vendosur se kur do të paraqitet çështja para Këshillit të Sigurimit

Shefi i IAEA-se Mohamed el Baradei

Shefi i IAEA-se Mohamed el Baradei

Në Vjenë u mblodh në një takim të posaçëm këshilli drejtues i Agjensisë ndërkombëtare për energjinë atomike (IAEA). Këshilli diskutoi në se çështja e programit atomik të Iranit duhet shpënë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Këtë javë të dy fuqitë me veto Kina dhe Rusia u bindën që ta aprovonin këtë hap.

Pa komente, por me fytyrë shumë të ngrysur shkoi në këtë takim përfaqësuesi iranian. Ai shpreson në mbështetjen e shteteve jashtë blloqeve. Vetëm kaq tha ambasadori Sultanie në kalim e sipër. Por shumica duket se mbetet kundër Iranit. Këtë nuk e lexon vetëm në fytyrat e shqetësuara të përfaqësuesve të Teheranit.
Pasi evropianët dhe amerikanët kanë bërë për vete edhe Rusinë dhe Kinën, ata u takuan sot në mëngjes edhe me ata, siç quhen shtetet jashtë blloqeve. E pasigurtë ishte deri tani aprovimi i Afrikës së Jugut, apo edhe i Indisë lidhur me tekstin e rezolutës, që kanë paraqitur përfaqësuesit e BE-së, së bashku me SHBA-të.

Një diplomat gjerman shprehu bindjen, se do të arrihet një shumicë për dokumentin. Në të i kerkohet Iranit që të ndërpresë menjeherë të gjitha punimet për pasurimin e uranit dhe të lejojë kontrolle të tjera. Në rradhë të parë me aprovimin e rezolutës shefi i zyrës së energjisë atomike Mohamed el Baradei u ngarkua që të njoftojë Këshillin e Sigurimit për të gjitha kërkesat dhe vendimet për temën e Iranit.

Se sa shpejt mund të aprovohet rezoluta, është akoma e paqartë, deklaroi zëdhënësi i zyrës për energjinë atomike Marc Vidricaire, në fillim të seancës të së enjtes."Sot do të shkojnë punët kështu. Fillimisht këshilli i guvernatoreve do të studjojë tekstin. Nëqoftëse do të ketë diskutime për rezolutën atëherë është e mundshme, që seanca të ndërpritet fillimisht. Atëhere mund të diskutohet për ndryshime. Do të kete edhe një fjalim të shkurtër të drejtorit të IAEA-së."

Inspektorët e IAEA-së kanë qenë para pak ditësh në Iran. Ata ankohen, se nuk kanë mundur të flasin me një shkencëtar me rëndësi dhe se prejardhja e shumë impianteve atomike është e paqartë. Dhe informojnë se Irani me të vertetë bën prova në pasurimin e uranit. Një pasurim të stil të gjere me të cilin Irani kërcënon në rast se ndërhyn Kë i Sigurimit ekspertët e konsiderojnë të pamundur. Nga ana tjetër merret seriozisht kërcënimi për kufizimin e kontrolleve të IAEA-së.

Një diplomat gjerman theksoi në kuader të takimit, se Teheranit u duhen lënë të hapura të gjitha dyert për t´u kthyer tek bisedimet. Një kompromis i mundshëm mund të ishte përshembull që pasurimi i uranit të kryhet në Rusi. Irani do të merrte lëndë djegëse të gatshme. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk do të merret aspak me Iranin në fillim të marsit. Më parë pritet një raport i hollësishëm i shefit të IAEA-së El Baradei në Vjenë.

  • Data 03.02.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr1
  • Data 03.02.2006
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqr1