E hëna dita e fundit e Sollakut si kryeprokuror?
4 Nëntor 2007Parlamenti do të njihet me një raport mbi veprimtarinë e kreut te akuzës në Shqipëri, për periudhën 2006- 2007, të hartuar vetëm nga përfaqesuesit e maxhorancës, në një komision hetimor që njihet me emrin Sollaku 2.
Opozita, që nuk mori pjesë në këtë komision, ka deklaruar pjesëmarrjen e saj dhe njëherazi votën kundër shkarkimit të Kryeprokurorit në seancen plenare të së hënës.
Opozita akuzon kryeministrin Sali Berisha, presidentin Bamir Topi, dhe kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli se po kërkojnë shkarkimin e Prokurorit te Republikës për të mbuluar abuzimet e tyre me fondet publike, ndaj të cilave kreu i akuzës po zhvillon hetime prej disa muajsh.
Nënkryetari i deputetëve opozitare socialistë, Erion Braçe akuzoi më parë maxhorancën se shkarkimin e Sollakut e bën për të mbrojtur korrupsionin në rradhët e veta.