"Dva jezika jedna knjiga - Dy gjuhë një libër" projekt malazezo-shqiptar / Debatet që kanë të bëjnë me bashkëjetesën në qytetin e Strugës
24 Dhjetor 2010Reklamë
1. Autorët më të mirë shqiptarë dhe malazezë do të përkthehen në gjuhët respektive duke i dhënë kështu një dimension të ri marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, por në veçanti me Shkodrën. Ky është njëri nga qëllimet e një projekti të përbashkët shqiptaro-malazez, që sapo ka nisur dhe që financohet nga Bashkimi Evropian. Esat Ahmeti.
2. Agjencia për Zhvillimi Lokal në qytetin e Strugës organizon me sukses debate që kanë të bëjnë me bashkëjetesën dhe tolerancën në këtë qytet. Interesimi i qytetarëve ndaj këtyre debateve është mbi nivelin e pritur. Millço Jovanovski/Qeriman Bekteshi.