Duel televiziv mes Janukoviçit e Jushçenkos | Bota | DW | 21.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Duel televiziv mes Janukoviçit e Jushçenkos

Vetëm pak ditë para përsëritjes së zgjedhjeve të balotazhit në Ukrainë, të dy kandidatët për president janë paraqitur para elektoratit në një duel televiziv. Dueli televiziv ishte diskutimi i vetem i dy kandidateve për president. Jushçenko foli në gjuhën e Ukrainës, Janukoviç iu pergjigj pjesërisht rusisht.

Dueli në tekevizionin e Ukrainës

Dueli në tekevizionin e Ukrainës

100 minuta duel televiziv ishin përballja e vetme publike e dy kandidatëve për president, të cilët i lidh një antipati e ndërsjellë. Por ja si ndryshojnë kohërat. Nga mesi i nëntorit kryeministri Janukoviç ishte plotësisht i sigurtë se do t´i fitoj zgjedhjet, ndoshta edhe për faktin se e dinte që administrata e tij kishte ngritur një makinë pothuajse perfekte për manipulimin e zgjedhjeve. Tani pasi që Gjykata e lartë ka vërtetuar manipulimet, nxënsi i Kutçmës paraqitet si viktimë e një komploti të Jushçenkos dhe kompanisë së tij.

"Ne të gjithë jemi dëshmitarë, se si pushteti, i përfaqësuar nga presidenti Kutçma u bë bashkë me përfaqësuesit e të ashtuquajturit Puç dhe pas punës së kryer përpiloi ligje antikushtetuese zë cilat ishin drejtuar si kundër popullit ukrainas ashtu dhe një pjese të elektoratit të cilës ju morrë e drejta për votuar në zgjdhjet e balotazhit", nënvizoi Janukoviç.

Bëhej fjalë për organizatat e korruptuara, para nga perëndimi, gjykatës të politizuar, ekzekutim të vullnetit të elektoratit. Megjithatë Viktor Jushçenko, kandidati i opozitës i cili brenda disa javësh arriti të mobilizoj qindra mijëra demonstrues paqësor dhe të etabloj në Ukranië një lëvizje energjike demokratike foli nga ana tjetër për tre milionë vota të vjedhura.

"Shikoni në sytë e njerëzve të cilët ishin tubuar në sheshin e pavarësisë!. Ju bindin ata sy se kishin ardhur aty për dhjetë dollarë? Aty qëndronin njerëzit, që kujdeseshin për njëri-tjetrin se nuk mund ta shihnin më shtetin bandit. Ka ardhur koha që presidenti i Ukrainës të mos zgjidhet në Moskë por as në Bruksel, Varshavë dhe Uashington", tha Jushçenko.

Janukoviç, kandidati i lindjes dhe Rusisë e vëren se po të mbahen zgjedhje korrekte të balotazhit të cilat do të vëzhgohen nga mijëra vëzhgues ndërkombëtarë atëherë gjasat e tij do të jenë të vogla. Andaj ai theksoi edhe njëherë nevojën e kompromisit dhe unitetit:


"Nëse besoni se ju do të fitoni dhe do të jeni president i Ukrainës gaboheni shumë. Nëse do të fitoni atëherë do të jeni president i vetëm një pjesë të Ukrainës. Unë nuk e dua një gjë të tillë. Unë dua që ne bashkarisht ta bashkojmë Ukraninën, ky është qëllimi im", tha Janukovic.

Jushçenko, favoriti i perëndimit të vendit dhe kryeqytetit Kiev provon para së gjithash të kundërsulmoj parullat e panikës së palës së kundërt, që flasin për ndarje dhe presion:

"Asnjë shkollë në gjuhën ruse nuk do të mbyllet. Askush nuk do të ndaj Ukrainën në tre lloje ukrainasish, siç mund të lexohet në shumë pllakata në tërë Ukraninën. Krim do tu takoj gjithmonë banorëve të tij dhe Ukrainës. Askush nuk do të rrethoj me tela xhemborë rajonet Donezk dhe Lugansk. Nuk do të mbyllet asnjë kishë ortodokse", përsëriti edhe njëherë Jushçenko.

  • Data 21.12.2004
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRO
  • Data 21.12.2004
  • Autor Horst Kläuser
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRO
Reklamë