1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Duartrokitës të paguar në Lojrat Olimpike

Oke Bandiksen15 Gusht 2008

Me Lojërat Olimpike në Pekin Kina ka lidhur shpresa shumë të mëdha. Ato duhet t´i tregojnë Perëndimit, se Kina është në gjendje për të organizuar një ngjarje të tillë të madhe. Por entuziazmi sportiv është i vagët.

https://p.dw.com/p/Ey0T
Stadiumi Kombëtar në Pekin
Stadiumi Kombëtar në PekinFotografi: AP

Kjo nuk duhet të ndodhë më në aktivitetet olimpike. Që sportistët të ndeshen në salla gjysëm bosh dhe që në stadiume nuk brohoret askush. Që tani duhet të sundojë një atmosferë tjetër.

Komiteti organizator olimpik BOCOG ka pranuar se dërgon njerëz, që krijojnë atmosferë. Më parë disa stacione televizive ndërkombëtare kishin protestuar, sepse sallat bosh ulin kuotën e teleshikuesve. Dhe për ta ndryshuar këtë, duhen futur brenda spektatorë dhe entusiazëm. Në hockey, në handboll, psh.

Automatikisht entusiazëm, kur hyjnë në sallë sportistët kinezë. Edhe në sporte të cakturara sporti si në volejboll në plazh dhe në not.

"Dëgjojeni entuziazmin në sallë, rekord botëror!!"

Duartrokitësit e organizuar shumica me këmisha të verdha edhe brohorasin, aty ku është nevoja, thotë zëdhënësi i BOCOG-s, WangWei.

"Ata u japin zemër të dyja palëve, po të vënë re, se nuk ka spektatorë të mjaftueshëm."

Janë vullnetarë thotë ai. Në fanelat e tyre shkruhet: "Punëtorët e Pekinit duartrokasin për lojërat olimpike". Brohoritje e vertetë punëtore. Por nganjëherë edhe punëtorët duket sikur lodhen nga brohoritjet.

Dhe ndonjë tifoz normal sporti reagon i irrituar ndaj brohoritjeve të urdheruara:

"Janë kore fjalësh të mësuara përmendesh, që përfundohen nga një recitator."

E përshkruan ky tifoz gjerman i hendbollit. Por të gjitha vendet e lira ata nuk i mbushin dot. Edhe lojtarja e hockeit Anke Kühn sheh këtu në fakt një problem.

"Eshtë për të të ardhur keq, që kinezët nuk e zgjidhin dot këtë problem. Por para dy ditësh ka patur edhe më pak spektatorë."

Të gjitha biletat janë shitur, por megjithatë disa salla mbeten gjysëm bosh? Komiteti organizues është i shqetësuar. Përpjekje për shpjegim Moti.Vende për sponzorët, bileta ditore, që nuk shfrytëzohen plotësisht. Por para sallave lulëëzon tregu i zi. Dhe ai është i ndaluar, thotë zëdhënësi i BOCOG-së, Wang Wei.

"Eshtë e ndaluar të tregtosh bileta ilegalisht."

E qartë, por përgjuesit kinezë, që janë kudo prezentë nuk ndërhyjnë, fundja duan të jenë të përzemërt me miqtë. Pamje të mira televizive, atmosferë e mirë, organizaim i mirë. Patjetër.