Dialogu i mundshëm me Serbinë & Ischingeri pret nxënës kosovrë & Statusi i të zhvendosurve nga Maqedonia
2 Korrik 2010Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës janë të gatshëm për bisedime me Serbinë por vetëm për çështje teknike. Sipas tyre, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, mund të nxisë edhe bisedimet e reja. Në fillim të javës së ardhshme, Kosovën do ta vizitojnë presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe Pier Mirell, drejtor për Ballkanin Perendimor në Komisionin evropian. Në Prishtinë besohet se mesazhi i tyre do të jetë që ka ardhur koha për elaksimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger e sheh zakonisht vetëm krah politikanëve të nivelit të lartë. Por këto ditë atë e gjen edhe në rrugët e Berlinit, jo duke shoqëruar personalitete të famshme nga politika, por disa nxënës nga Kosova.
Komesariati i Lartë për Refugjatë pohon se në Kosovë ka 179 refugjatë nga Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina. Por në Kosovë ka dhe mbi 200 të zhvendosur shqiptarë nga Maqedonia, të cilët nuk gezojnë statusin e refugjatit.
Autor: Bekim Shehu/Anila Shuka/Ajete Beqiraj
Redaktoi: Bahri Cani