Detlev Mehlis nxjerr raportin e dytë | Bota | DW | 13.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Detlev Mehlis nxjerr raportin e dytë

Edhe raporti i dytë i hetuesit të posaçëm të OKB-së, prokurorit të Berlinit, Detlev Mehlis, nuk lë asnjë dyshim se Siria nuk bashkëpunon ashtu siç kërkohet në hetimin e vrasjes së ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri.

Në Liban demostrojnë në mbështetje të Detlev Mehlis

Në Liban demostrojnë në mbështetje të Detlev Mehlis

Që jo gjithçka shkon sipas ligjit, këtë libanezët e përjetuan sërish të hënën: ndërsa Mehlis dorëzoi në OKB në Nju Jork raportin e tij, në një lagje të Bejrutit shpërtheu një autobombë e telekomanduar. Si pasojë gjetën vdekjen katër vetë, ndër ta edhe 47 vjeçari, deputeti i krishterë Gibran Tueni. Botuesi dhe nipi i themeluesit te gazetës së njohur "An Nahar" sapo ish kthyer nga Parisi ku ai ish tërhequr për të gjetur mbrojtje prej sulmeve të mundshme. Vrasësit prisnin që të godisnin. Ashtu si edhe në rastin e atentatit ndaj Haririt në shkurt ata e kishin bërë këtë veprim katërmbëdhjetë herë: gjithnjë viktima varen libanezët kritikë ndaj Sirisë, kryesisht politikanë dhe gazetarë. Askush nuk do të besojë se kemi të bëjmë me rastësi në Bejrut. Aq më shumë në rastin e Tuenit. Ai ishte njëri nga të parët që përpara pesë vjetësh pat kërkuar hapur tërheqjen e trupave të Sirisë duke e konsideruar presidentin Emile Lahud si kukull të Damaskut. Ndërkohë trupat siriane janë larguar nga Libani. Por memorja e pushtetmbajtësve në Damaskë është e fortë. Gatishmëria për të falur është mëse e qartë. Libani gjithmonë është konsideruar prej Sirisë si pjesë e mëmëdheut të vet, kushdo që e mohon këtë, konsiderohet tradhëtar me të gjitha konsekuencat që parashikon të qenit tradhëtar. Nga jashtë Damasku paraqet një tjetër fytyrë: Presidenti i ri Bashar el Asad vazhdimisht përbetohet, se nuk është implikuar në vrashet në Liban, edhe pse gjurmët të çojnë deri në qarqet e ngushta të pushtetit sirian. Asad premton bashkëpunim me hetuesin Mehlis, më pas ai tërheq njërin prje dëshmitarëve të rëndësishëm. Ish i ngarkuari për Libanin, Gazi Kenan më pas kryen vetëvrasje, e më pas thuhet, se të gjitha dokumentat lidhur me Libanin janë "djegur". Vrasjet në Bejrut vazhdojnë. Autorët nuk duhet të jenë patjetër sirianë, por ka shumë gjasa që ata të jenë kolaboratorë libanezë. Shumë gjatë dhe shumë ngushtë kanë qenë të lidhur këto dy vende me njëri-tjetrin, ndaj Damasku ka në Liban simpatizantë. Madje edhe përtej sektorit të forcave të rendit, prej nga janë arrestuar ndërkohë katër komandantë të rëndësishëm. Simpatizantë të Sirisë ka edhe në pallatin presidencial në Baabda, ku kreu i shtetit Lahud me ndihmën e Sirisë mundi të qëndrojë gjatë si krahu i zgjatur i Damaskut. Përpara tërheqjes sirianët u kujdesën që të ndryshojë konform edhe kushtetuta. Të sqarosh të gjitha këto dhe të nxjerrësh konsekuencat e nevojshme, kërkon shumë më tepër se sa vetëm dy raportet e Mehlisit. Në Bejrut kërkohet tani shtyrja e mandatit për komisionin hetimor dhe një proces ndërkombëtar. Mehlis nuk do të jetë në dispozicion për këtë, këto ditë ai do të kthehet në Berlin.
  • Data 13.12.2005
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMx
  • Data 13.12.2005
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMx
Reklamë