Deputetët në Shkup votojnë pro shpërbërjes së parlamentit të Maqedonisë
12 Prill 2008Reklamë
Në fund të seancës maratonike kryetari i parlamentit të Maqedonisë Lubisha Georgievski tha se së shpejti do të dihet zyrtarisht edhe data e saktë e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas afateve kushtetuese ato duhet të realizohen më së voni nga mesi i muajit qershor. Pro shpërbërjes së parlamentit kanë votuar deputetët e dy partive shqiptare Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Partitë opozitare maqedonase LSDM dhe PLD kanë braktisur punimet e seancës në momentin e votimit. Opozita vlerëson se kryeministri Nikolla Gruevski shkon në zgjedhje të parakohshme sepse i frigohet përgjegjësisë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë.