1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Del Ponte e pakënaqur nga bashkëpunimi me Kroacinë

Eberhard Nembach1 Tetor 2005

Kryeprokurorja Carla del Ponte bisedoi të premten në Zagreb me udhëheqjes kroate për bashkëpunimin me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

https://p.dw.com/p/ArDA
Ante Gotovina pengon Kroacinë në rrugën drejt BE
Ante Gotovina pengon Kroacinë në rrugën drejt BEFotografi: AP

Gjatë vizitës së saj në Zagreb, Kryeprokurorja e Kombeve të Bashkuara Carla del Ponte u shpreh e rezervuar për bashkëpunimin e qeverisë kroate me Gjykatën e Hagës për krimen e luftës. Në përgjithësi bashkëpunimi ka qenë i mirë, por ekziston ende një problem i pazgjidhur, rasti i ish gjeneralit të larguar Ante Gotovina, për të cilin del Ponte kërkon ekstradim.

Ajo ka mbetur „e zhgënjyer“ nga fakti që Gotovina vazhdon të jetë i lirë, megjithëse duhet thënë se muajt e fundit ka patur „zhvillime pozitive“ në këtë çështje, tha del Ponte në Zagreb. Detajet mbi çështjen ajo do i bëjë të njohura gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE, të hënën më 3 tetor, ku asaj i duhet të bisedojë me të ashtuquajturën Task Force Kroacia, tha del Ponte.

Bashkëbiseduesit e saj, Presidenti kroat Stepjan Mesic dhe Kryeministri Ivo Sanader, duket se patën pritur fjalë më miqësore nga del Ponte, meqenëse disa shtete anëtare të BE-së kanë dhënë kushtëzuar fillimin e bisedimeve mes Kroacisë dhe BE me vendimin e Carla del Pontes.

Kryeministri kroat Sanader,tha pas bisedës me del Ponten, se ai do shpjegojë të hënën në takimin e ministrave të jashtëm se me çfraë intensiteti është duke kërkuar qeveria e tij, kapjen e Gotovinës.

Mosmarrëveshjet për ekstradimin e të akuzuarit për krime lufte, që jeton në ilegalitet, Gotovinës, kanë ulur muajt e fundit optimizmin e shumë kroatëve për futjen e vendit në BE. Në sondazhet e fundit, vetëm një e treta e të pyeturve janë për pranimin e vendit në BE, ndërsa shumica e tyre janë kundër ekstradimit të ish gjeneralit. Për shumicën e kroatëve Ante Gotovina është një hero.

"Gotovina çliroi Kroacinë. Europa nuk bëri asgjë kur u pushtua Krocia“, thotë një grua në rrugë. Ndërsa një grua tjetër shpjegon: "„Le të japin para sa të duan, për të kapur Gotovinën, po kapjen e tij nuk do e arrijnë kurrë. Kurrë. Sepse për ne ai është hero dhe jo kriminel!“

Dhjetë vjet më parë Gotovina ka qenë Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë kroate, dhe si i tillë ai është përgjegjës për Vrasjen ndër të tjera të 150 serbëve, si dhe për dëbimet e shkatërrimet, thuhet në akuzën e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Bisedimet e pranimit të Kroacisë në BE duhet të kishin filluar që ne pranverën e shkuar, por për shkak të rastit të pazgjidhur të Gotovinës, u shtynë në momentin e fundit për një afat të pacaktzuar.

Që nga ajo kohë, qeveria kroate përpiqet të dëshmojë se është duke kërkuar në mënyrë intensive për kapjen e Gotovinës. Kështu janë marrë në pyetje të afrëm të tij, janë bllokuar numrat e llogarisë dhe është arrestuar një biznesmen, i cili pat ndihmuar shumë gjeneralin që jeton në ilegalitet.

Më në fund Carla del Ponte shprehu dyshimin se Gotovina qëndron i fshehur në një manastir kroat. Por kryeministri kroat Ivo Sanader, hodhi poshtë këtë pretendim dhe u mbrojt duke thënë: "Më lejoni t`ju them se nuk kemi asnjë informacion, që mund ta kemi marrë prej dikujt, prej të cilit mund të arrihet në konkluzionin se Gjeneral Gotovina ndodhet në Kroaci. Edhe informacioni i fundit nuk është i saktë. Nuk ka patur deri tani informacione të sakta, që të na ndihmonin për këtë çështje“.

Përbetime të tilla nuk janë para së gjithash prej Britanisë së Madhe por edhe prej disa shteteve të tjera të cilët refuzojnë fillimin e bisedimeve të pranimit midis BE-së dhe Kroacisë.

Por si përkrahëse shumë e fuqishme e Kroacisë, është shfaqur kohët e fundit Austria, e cila njëkohësisht ka vënë në pikëpyetje bisedimet e pranimit të Turqisë.

Ministrja austriake e jashtme Ursula Plassnik, thotë se lidhje midis të dyja temave nuk ka. "Kemi të bëjmë këtu me një rrugë të Kroacisë në BE dhe me një rrugë të Turqisë në BE. Secili vend vlerësohet në këtë mënyrë nga meritat dhe zhvillimi. Ne jemi të bindur se ka ardhur koha që të japim një datë konkrete për Kroacinë dhe të fillojmë me bisedimet“, tha para disa ditësh Plassnik.

Politikanët kroat, kanë patur qëllim prioritar të gjithë aktiviteteve politike të viteve të fundit pranimin në BE. Reformat do të vazhdojnë, theksojnë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, pamvarësisht nga vendimi i ministrave të jashtëm të BE.