1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deficitet e vendeve evropiano-lindore krijojnë shqetësime serioze

Cai Rienäcker10 Mars 2004

Parlamenti Evropian paraqet raportet për situatën e vendeve të reja anëtare të BE-së

https://p.dw.com/p/ArI8
Në prag të zgjerimit të BE-së drejt Lindjes
Në prag të zgjerimit të BE-së drejt LindjesFotografi: AP

Parlamenti Evropian paraqiti të mërkurën (10.03.04) raportet përfundimtare për arritjet e deritanishme të 10 vendeve që do të pranohen dhe të dy kandidateve për pranim, Rumanisë dhe Bullgarisë. Në to përmenden deficite të renda, siç bëri të ditur dje raportuesi, Elmar Brok.
Të dhjete anëtarët e rinj parimisht janë në gjendje për të hyrë në BE, ky është konkluzioni i parlamentit evropian. Afati i zgjerimit 1 maji nuk rrezikohet. Por po të shohësh me vemendje ka mangësi të mëdha në Poloni, Sllovaki dhe në vendet e tjera. Defiçite të cilat e preokupojnë shumë raportuesin e parlamentit evropian për çështjen e zgjerimit Elmar Brok: "Duhet ta pranojmë që administratat nuk funksionojnë ende, siç eshte e nevojshme, për të kryer kontrollet, për të paraqitur programe. Duhet të pranojmë, se siguria ligjore që duhet për investime, nuk është e pranishme kudo, sepse juridiksioni nuk ka kudo kredibilitet. Edhe tema e korrupsionit luan një rol dhe është pjeserisht pasojë e ketyre dy pikave të para."
Në raportin e tij politikani i CDU-së Brok në lidhje me Poloninë konstaton me shqetesim, se në ekonomi dhe politikë vazhdon të ekzistojë fenomeni i korrupsionit. Nga kjo vjen humbja e prestigjit të klasës politike dhe një trazi e madhe sociale. Raporti përveç kesaj i bën thirrje Polonisë, të zbatojë teresisht masat e mbrojtjes së ambjentit në bujqesi.
Brok nuk do ta paraqesë Poloninë si shqetesimin më të madh të zgjerimit të BE. Por në një vend të tillë kaq të madh në sipërfaqe dhe me numër të madh popullsie problemet ekzistuese bien më shumë në sy se sa në një nga vendet e tjera që do të pranohen. Barazimi me standartet e BE do të zgjasë padyshim me vite.
"Ne e njohim këtë fenomen nga landet e reja të ish Gjermanisë lindore. Edhe ata nuk kanë ndryshuar nga njëra ditë në tjetren. Dhe mangësi ka ende megjithese ka ekzistuar mbeshtetja nga Gjermania perendimoreë. Këtu mund ta shohesh, se sa i madh është ky problem."
Garancia e ushqimeve, trajtimi i kafshëve, pabarazi të mëdha sociale dhe qëndrimi ndaj pakicave si romet do të vazhdojnë të mbeten problemeve të vendeve të reja të BE. Parlamentaret evropianë kanë bërë raporte vleresuese edhe për kandidatet e tjere për pranim Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat do të hyjnë në BE në vitin 2007. Ndersa Bullgaria eshtë brenda planit kohor, parlamentaret evropiane e kercenojnë indirekt Rumaninë me daljen nga bisedimet për pranim, nqs nuk do të bëjë shpejt perparime. Politikani i CDU-së Elmar Brok: "Kjo është gjithnjë e mundur. Bisedimet mund t´i nderpresesh. Por besoj, se ky nuk është qëllimi i asnjërës palë. Por ka rëndësi, që ne kemi përvojë me të 10 vendet dhe shohim se çfarë gabimesh kemi bërë ndoshta në bisedime, gabime që nuk duam t'i perserisim tek dy të tjeret."
Krahas korrupsionit dhe pavarësisë së kufizuar të drejtesisë parlamentaret evropiane, terheqin vëmëndjen se në Rumani nuk është e garantuar liria e shtypit, në stacionet e policisë bëhen keqtrajtime dhe vendi është burim i tregëtisë me njerëz. Si pasojë deputetet evropianë u rekomandojnë Komisionit Evropian dhe qeverive, që t'i japin një drejtim të ri strategjisë së pranimit të Rumanisë.