Bush zhvillon sot bisedime politike në Bullgari
11 Qershor 2007Reklamë
Sofje: Presidenti amerikan Xhorxh Bush përfundon sot vizitën e tij tetëditore në Evropë duke qëndruar në stacionin e fundit në Sofje të Bullgarisë. Atje janë paraparë bisedime me presidentin e vendit Georgi Parvanov dhe kryeministrin Sergej Stanishev. Vizita konsiderohet si mirënjohje ndaj Bullgarisë për kontributin e dhënë në rajonet e luftës në Irak dhe Afganistan.