1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Biznes në vend të të drejtave të njeriut? – Presidenti i Francës viziton Kinën

24 Nëntor 2007

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi ( Nicolas Sarkozy) qëndron nga e diela (25.11.) për një vizitë treditore në Pekin. Kjo është vizita e parë e Sarkozit në Kinë që prej ardhjes së tij në pushtet në maj të këtij viti.

https://p.dw.com/p/CSgM
Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi
Presidenti i Francës Nikolas SarkoziFotografi: AP

Kjo ngjarje do të përcillet me vëmendje të madhe edhe në Berlin. Kjo për faktin se marrëdhëniet gjermano-kineze aktualisht janë të tendosura për shkak të takimit që kancelarja Merkel zhvilloi me Dalai Lamën. Kështu që tani pritet të shihet se sa i madh është në të vërtetë solidariteti evropian.


Sipas një artikulli të revistës gjermane 'Der Spiegel', diplomatët gjermanë druhen se Franca mund të provoj që të përfitojnë nga tensionet gjermano-kineze. Këto brenga nuk janë edhe krejt pa arsye, beson Fransua Bougon (François Bougon), korrespodent i agjenisë franceze të lajmeve AFP në Pekin: 'Ne nuk guxojmë të harrojmë që firmat franceze në botën kineze ndodhen shumë prapa. Kështu përshembull konkurrenti francez i Siemensit në vitet e fundit ka humbur shumë . Andaj mendoj fakti që Rama Jade (Rama Yade) nuk fluturon për në Pekin është një shenjë e rëndësishme'.

Rama Jade është sekretare franceze e shtetit për të drejtat e njeriut. Një gazetë franceze njoftonte të hënën (21.11) se Sarkozi në Pekin do të shoqërohet nga ministrja e drejtësisë ndërkohë që e ngarkuara për të drejtat e njeriut Jade duhet të qëndroj në Paris. Në qarqet diplomatike mendohet se Sarkozi me qëllim do të evitoj sa të jetë e mundur temën e të drejtave të njeriut për tu përqëndruar në ato ekonomike. Sido që të jetë Sarkozi do të përcillet me vëmendje të madhe në Pekin, beson Eberhard Sandschneider, ekspert i Kinës në Shoqatën gjermane për politikë të jashtme:
'Që tani qeveria kineze thotë se Franca është partneri më i rëndësishëm i Kinës në perëndim. Kjo tregon se Franca përkundër strategjisë së përbashkët evropiane ndaj Kinës tani me kujdes vjel frutet e asaj me çfarë ka laujtur qeveria gjermane'.

Në fushatën parazgjedhore franceze Sarkozi pat parlajmëruar se do të mbaj një qëndrim të ashpër ndaj Kinës. Para së gjithash të drejtat e njeriut do të jenë maksimë e politikës sime të jashtme, deklaronte ai në pranverën e këtij viti. Por kur para disa javësh ministri i jashtëm francez Kushner (Kouchner) po përgatiste vizitën e Sarkozit në Pekin u bë e qartë se presidenti i ri do të vazhdoj të ndjek poltikën miqësore ndaj Kinës të paraardhësit të tij Shirak (Chirac). Lidhur me këtë Fransua Bougon: 'Pritet ishin të mëdha kur Bernard Kushner një luftëtar i njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në filimtë muajit arriti në Pekin. Por Kushner nuk takoi asnjë prej disidentëve. Andaj besoj që nuk do të ketë asnjë ndryshim në politikën franceze ndaj Kinës'.

Në vend të drejtave të njeriut në agjendën e vizitës së sarkozit në Pekin siç duket qëndrojnë tema të tjera. Pritet që Sarkozi do të diskutoj për monedhën e nënvlerësuar kineze Renminbi. Po ashtu një temë tjetër trajtimi mund të jetë edhe programi bërthamor iranian. Pritet ndër të tjera shitja e dy reaktorëve atomik francez në vlerë prej 6 miliardë euro dhe varësisht nga rrethanat një marëveshje për firmën evropiane të avionëve Airbus. Gjatë vizitës së Zhak Shirakut në Kinë në tetorin e vitit të kaluar Kina pat blerë 150 avionë Airbus.