Bie një avion në Indonezi 137 të vdekur | Bota | DW | 05.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Bie një avion në Indonezi 137 të vdekur

Avioni Boing pak pas ngjitjes nga aeroporti i Medanit u rrëzua në një lagje të Sumatrës me dendësi të lartë popullsie në qendër të qytetit

Boing 737-200 i rëzuar në Veri të Sumatrës

Boing 737-200 i rëzuar në Veri të Sumatrës

Televizioni rajonal Metro shfaqi pamjet e avionit që digjej si dhe të dhjetra shtëpive përreth që morrën flakë. Punonjës të zjarrëfikësit përpiqeshin të shuanin zjarrin. Sic njoftojnë korrespondentët qendra e qytetit u përfshi nga paniku i njerëzve që largoheshin të frikësuar nga vendi i fatkeqësisë. Shumica e viktimave ishin djegur e shkrumbuar, vuri në dukje një infermiere e ndihmës së shpejtë.

Sipas të dhënave të ministrisë indoneziane të transporteve Boing 737-200 i shoqërisë ajrore lokale Mandala Airlines menjëherë pas nisjes hasi në vështirësi dhe rreth 500 metra pas shkëputjes nga pista ai u rëzua. Aeroporti Medan-Polonia është një pikë kyçe ndërlidhjeje pë rrajonin. Nëpërmjet këtij aeroporti koordinohet edhe pjesa më e madhe e furnizimeve për zonat e prekura nga Tsunami në provincën Açeh.

Destinacioni i avionit ishte nga medani në kryqytetin e Indonezisë, Xhakartë. Dëshmitarët okularë thonë, se menjëherë pas nisjes së tij patën parë të digjej njëri prej motorrëve.

Deri tani nuk mund të thuhet asgjë për shkaqet e rrëzimit, pasi ende vazhdojnë hetimet. Tani për tani mendohet që ka pasur dëme në njërin prej motorrëve, vuri në dukje drejtori i Mandala Air. Nuk përjashtohet as mundësia e gabimit njerëzor apo e rrethanave të papritura atmosferike. Në bazë të hetimeve paraprake përjashtohet mundësia e ndonjë atentati si shkak për rëzimin.

Mandala Airlines, së cilë si përkiste avioni Boing 7373, qysh nga viti 1996 ofron fluturime brenda vendit mbi arqipelagun indonezian. Kjo është një shoqëri private ajrore, por në të bashkëaksionere është edhe ushtria indoneziane. Shumica e avionëve që posedon kjo agjenci janë Boing 737 tip 200, një model i vjetër ky. Avioni i rëzuar ishte prodhuar në vitin 1981 dhe qysh atëherë vazhdonte të kishte liencë fluturimi edhe për disa vjet të tjerë, deklaroi drejtori i shoqërisë Mandala.

  • Data 05.09.2005
  • Autor Gerd Wolf/Singapur
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO7
  • Data 05.09.2005
  • Autor Gerd Wolf/Singapur
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO7
Reklamë