Berlini pershendet rezultatin e referendumit
8 Nëntor 2004Qeveria gjermane e ka përshendetur dështimin e referendumit kunder reformës qeveritare për decentralizimin. Zëdhënësja e ministrise se jashtme, Antje Lindertse, deklaroi të hënën në Berlin për Dojçe Velen:
"Nga këndvështrimi i qeverisë gjermane, fakti që referendumi dështoi për shkak të pjesëmarrjes së dobët, dëshmon për atë, që shumica e popullsisë maqedonase është për zbatimin e reformës në kuadër të marrëveshjes së Ohrit. Ne këtë e përshendesim në mënyrë të veçantë. Për ne decentralizimi është një nga çësthjet kryesore të marrëveshjes së Ohrit dhe përbën një rëndësi të madhe për afrimin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian."
Edhe eksperti socialdemokrat për Ballkanin dhe presidenti i shoqatës së Evropës Juglindore, deputeti Gernot Erler, u shpreh i kënaqur me rezultatin e referendumit:
"Para së gjithash është e rëndësishme, që referendumi dështoi kaq qartë, pra që pjesëmarja ishte nën 30 për qind. Kjo dëshmon, që shumica e popullsisë sllavo-maqedonase është e mendimit që duhet të vazhdohet në rrugën e pajtimit dhe decentralizimit,"
- i tha Dojçe Veles, zevendeskryetari i grupit parlamentar të socialdemokrateve në Bundestag, Gernot Erler. Dhjetë ditë më parë Bundestagu gjerman miratoi me shumicën e votave të socialdemokratëve dhe të gjelbërve një rezolutë, ku i bënte thirrje maqedonasve që të mos dilnin në votim kundër të drejtave të shqiptarëve.
Deputeti kristiandemokrat Zigfrid Helias parimisht e përshëndeti rezultatin e referendumit.
"Mendoj se fryma e marrëveshjes së Ohrit, e cila nuk ka si objekt vetëm reformën komunale, por edhe forcimin e tö drejtave tö njeriut, për të arritur një bashkëqeverisje të vërtetë, u konfirmua, dhe unë këtë e përshëndes. Kjo nuk do tö thotö, qö kontrata nuk kishte mundësi të përmirësohej, pikërisht në ato pika, që dukeshin të pamundshme për t´u realizuar. Për këtë, maqedonasit patën mundësinë të shpreheshin dhe koj kishte rëndësi për ne."
Në debatin e zhvilluar para referendumit në Bundestag, opozitari Helias, ishte shprehur pro referendumit si shprehje të vullnetit të popullit. Ngjashëm mendon edhe kolegu i Heliasit nga radhët e opozitës gjermane, liberali Rainer Shtiner.
"Ky referendum pa dyshim është mbështetur nga ata njerëz që parmisht nuk janë të interesuar për bashkëjetesën në Maqedoni. Këtë prirje unë e rrefuzoj prerazi. Sigurisht që rezultati i referndumit do ta nxisë edhe më tej multietnicitetin në vende."
Por nga ana tjetër, ai thekson, se kjo ngjarje duhet të shërbejë si mësim për qeverinë aktuale:
"Siç e kanë vërtetuar vazhdimisht shumë vëzhgues në vend, është e qartë që ka patur mangësi në realizimin e projektligjit të decentralizimit dhe përfshirjen e popullsisë në këtë proçes. Besoj se do të jetë një mësim për qeverinë që herë tjetër në raste ndryshimesh të tilla kaq thelbësore ta përfshijë më mirë popullsinë në vend,"
- tha për Dojçe Velen deputeti liberal, Rainer Shtiner.