1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Benedikti i XVI nuk deshi të "lëndonte ndjenjat"

Gregor Hoppe15 Shtator 2006

Vatikani kundërshton kritikat muslimane ndaj fjalimit të papës në Regensburg

https://p.dw.com/p/ArKR
Papa ne Regensburg
Papa ne RegensburgFotografi: AP
Papa Benedikti i XVI sapo kishte hipur në avion për në Romë pas vizitës gjashtëditore në Bavari, kur u dëgjuan kritika për fjalimin e tij. Përfaqësues të komuniteteve të ndryshme muslimane në Evropë dhe Instanca më e lartë e fesë në Turqi shprehën indinjatë për pasazhet e fjalimit, të cilin Benedikti i XVI mbajti të martën në univeristetin e Regensburgut. Papa kishte porositur në mënyrë eksplicite të hiqet dorë nga lidhja ndërmjet besimit fetar dhe dhunës duke cituar kështu një tekst të shekullit të 12 -të. Një bisedë ndërmjet një të krishteri dhe një muslimani, që përfundon në kritikë ndaj qëndrimit islam. Vatikani reagoi ndaj zemërimit të muslimanëve Vatikani u shpejtua të ulë gjakrat. Pa u kthyer mirë Benedikti i XVI në Castelgandolfo, shefi i ri i zyres së shtypit pater Federico Lombardi deklaroi se Papa nuk ka dashur në asnjë mënyrë të fyejë besimtarët muslimanë. Kreu i kishës katolike dëshëron më tepër respektin dhe dialogun me fetë dhe kulturat e tjera sigurisht edhe me fenë islame. Në fragmentin e fjalimit në universitetin e Regensburgut Benedikti XVI ka pasur si qëllim, që të kundërshtojë dhunën e motivuar nga feja. Në një fjalim që mbajti të martën në Regensburg mbi raportin e arsyes dhe besimit Papa përmendi idenë e "luftës së shenjtë". Ai citoi një debat mesjetar të perandorit bizantin kristian Manueli II Paläologos dhe një dijetari pers."Më trego, se cfarë ka sjellë të re Muhameti dhe do të gjesh vetëm gjera të keqija dhe johumane, si kjo, që ai ka diktuar që besimin, që predikonte ta perhapte përmes shpatës." Benedikti e quajti këtë një mënyrë cuditerisht të ashpër për ta parë raportin e fesë me dhunën. Nga një tjetër citat i këtij perandori ai arriti në konkluzionin se besimi duhet të bazohet medoemos tek arsyeja dhe mohimi i dhunës. Reagimet në botën islame ishin shumë të hidhura: Kryetari i këshillit islam në Gjermani Ali Kizilkaya i cilësoi fjalët e papës "irrituese dhe shumë për të të ardhur keq". Ata nuk janë të përshtatshme për të forcuar dialogun. Edhe presidenti i këshillit islam francez kërkoi sqarim. Disa ekspertë të Vatikanit kanë konstatuar tek fjalimi i papës një kthesë nga linja e paraardhësit të tij Gjon Pali i II: Ndryshe nga ai, që gjithnjë ka theksuar barasvlerën e tri feve monoteiste të botës: Ebraizmit, kristianizmit dhe islamizmit, meqë të tria bazohen tek Abrahami, Josef Ratzinger bën një dallim thelbësor ndermjet islamizmit dhe kristianizmit. Megjithatë edhe Benedikti i XVI në vende të tjera ka theksuar shpesh bazën e përbashkët të tri feve abrahamite. Shumë më të ashpra ishin protestat e klerit islam në shtetet si Pakistani apo Egjipti. Në rradhë të parë presidenti i instancës më të lartë fetare turke Ali Bardakoglu kërkoi, që Papa të kerkojë falje. Ai ka shprehur mentalitet kryqëtari dhe një qëndrim armiqësor, tha myftiu i madh. Bardakoglu vë hapur në diskutim vizitën e papës në Turqi të planifikuar për në nëntor. Bardakoglu nuk pret dobi prej saj, nqs papa mendon kështu për profestin Mohamed. Të enjten në mbrëmje u dëgjuan edhe zëra nga Vatikani, të cilët e panë të pavend së paku momentin e shprehjeve papnore. Në momentin e acarimit ndërmjet botës islame dhe asaj kristiane nuk është shumë e çuditshme, që edhe citatet të çojnë në keqkuptime. Mbetet e diskutueshme, në se do të ishte duhur një formulim më i qartë, mendojnë kritikët e kujdesshëm në Vatikan, edhe pse askush nuk supozon se Papa ka qëndrim antiislamist- sepse me të vertetë Benedikti i XVI pikërisht në udhëtimin e tij në Bavari foli për mirëkuptim për muslimanët besimtarë dhe askush nuk dyshon për vertetesinë historike të pohimeve të tij. Gjoja vetë klerikët e afërt të Benediktit të XVi e kanë marrë me mend që gjatë fjalimit se fjalët e tij do të shkaktonin irritacione.