Barra e së kaluarës | Evropa | DW | 08.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Barra e së kaluarës

Kryepeshkopi i Varshavës nuk ishte i vetmi që ka bashkëpunuar me regjimin komunist

Stanislav Vielgus

Stanislav Vielgus

Ky rast e ka zhytur në një krizë të thellë, kishën katolike në Poloni, kalanë e dikurshme kundër diktaturave totalitare komuniste: Njëri nga personat më të nderuar të saj, që të djelën e kaluar për pak sa nuk u bë i pari i saj, del që ka bashkëpunuar me ish-shërbimin e fshehtë komunist.

Pak para se të fillonte detyrën, Stanislav Vielgus, do të hiqte dorë nga posti, pas javësh të tëra presioni publik. Ky hap meriton respekt. Një primat si Stanislav Vielgus do të bëhej një barrë serioze për kishën romake.

Ai do të mund të krahasohej me ish-primatin, Stefan Wyszynski, të cilin komunistët për një kohë shumë të gjatë e kishin internuar. Vielgus mund të krahasohej me Papën polak, Gjon Palin e Dytë, për angazhimin e tij të guximshëm kundër diktaturave totalitare. Kështu që ai mori vendimin e duhur. Edhe pse erdhi shumë vonë.

Sipas artikujve të deritanishëm, Vielgus nuk ka qenë bashëpuntor i shërbimit të fshehtë brenda kishës, por anasjelltas, një kishtar, të cilin shërbimi i fshehtë e kishte detyruar të bashkëpunonte. Askush nuk e ka keqintrepretuar këtë deri tani: Gjatë luftës së ftohtë, kishat kanë qenë viktima. Kjo vlen për ato katolike, protestante dhe ortodkse.

Vetëm gjatë periudhës staliniste të Bashkimit Sovjetik qindra mijëra priftërinj komunalë, peshkopë, murgjër, murgesha dhe besimtarë të thjeshtë u vranë, internauan dhe torturuan, vetëm se besonin tek zoti. Të ashtuquajturat organe ekzekutuese të përndjekjes më të madhe të kishave, që ka parë deri tani njerëzimi, në shumicën e rasteve ishin punonjës të KGB-së, shërbimit të fshehtë sovjetik. Që deri në vitin 1991, në vendet e ish-bllokut lindor, disa nga përfaqësuesit e kishës janë dorëzuar para presionit të shërbimit të fshehtë, është më se e vetëkuptueshme. Janë të paktë njerzit e lindur heronj.

Ndërkohë komunizmi i përket së kaluarës. Ndërsa kishat janë drejtuar nga e ardhmja, ato kanë një të ardhme. Ato përmbushin detyra të rëndësishme në ndërtimin e një shoqërie civile demokratike. Ato mund dhe duhet të shërbenin si kompas morali për të gjithë ata, që kërkojnë orientim shpirtëror me rrëzimin e socializmit real.

Kishat mund t'u bëjnë ballë këtyre sfidave, vetëm kur ato t'i vënë vetes kritere të larta morale. Shkurt: Kush ka bashëpunuar me shërbimet e fshehta, nuk duhet të marrë poste të larta në hierarkinë kishtare. Për anëtarët e rinj të BE/së, Bullgarinë dhe Rumaninë, kjo do të thotë: Që kur së shpejti të mblidhen peshkopët për të zgjedhur patrikun e tyre të ri, ky do të duhet të jetë dikushk, e kaluara e të cilit është e pastër. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera evropianolindore, dhe juglindore, si për shembull për Serbinë.

Ndërsa në Rusi, gjithmonë e më shumë poste të larta po zihen nga ish bashëpuntorë të sigurimeve shtetërore. Në vend që ata të turpërohen për të kaluarën e tyre të errët, ata mburren dhe kërkojnë para kamerave zotin. Por edhe jezusi vetë ka paralajmëruar për ujqit e fshehur nën lërkurën e delës. Peshkopët e moskës nuk duhet ta harrojnë fjalën e këtij bariu të mirë.

  • Data 08.01.2007
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9F
  • Data 08.01.2007
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9F