Barack Obama president - Shtëpia e Bardhë hap dyert
Në 20 janar bota i ka sytë nga Amerika. Barack Obama betohet si president i Shteteve të Bashkuara. Fund i epokës së Bush-it.
Zgjedhja si kandidat i demokratëve
Në 27 gusht 2008 Barack Obama zgjidhet zyrtarisht në Denver kandidati i demokratëve për president të SHBA-ve. Menjëherë ai u paraqit me zëvendëspresidentin, Jo Biden. Një ditë më vonë ai mbajti fjalimin si kandidat para 80.000 spekatorëve dhe 37,5 milionë teleshikuesve.
Martesa
Barack Obama është martuar që në vitin 1992 me Michelle Robinson që ka studiuar po ashtu në Harvard. Ata janë njohur në një zyrë avokatie, Michelle e kishte Obamën në kujdestari.
Barack Obama me politikanë në Shtëpinë e Bardhë
Takim mes të mëdhenjve të politikës amerikane, 7 janar 2009
Fitorja, 4 nëntor 2008
Pas një fjalimi emocional para zgjedhësve në Çikago dhe një nate të gjatë, Obama përqafon gruan e tij, Michelle.
Duel me John McCain
Të dy kandidatët në duelin televiziv luftuan me energji dhe emocion. Debati u zhvillua në 7 tetor 2008
Në senatin e shtetit Ilinois
Në vitin 1992 Obama filloi të merrej me politikë. Aktivitetet e tij të para lidhen me mbështetjen që ai i ka dhënë fushatës elektorale të Bill Clinton-it. Në fotografi Barack Obama si senator, më 23 korrik 2004.
Babai i Obamës
Obama e ka takuar babanë e tij për herë të parë në moshën 10 vjeçare. I ati kishte braktisur familjen për të studiuar në Harvard, kur Barack ishte 2 vjeç. Në kujtimet e tij, Barack Obama shkruan për dhuratën e babait, një top baskebolli.
Student në universitetin e njohur të Harvardit
Obama studioi tre vjet në Harvard Law School. Atëherë ai u zgjodh edhe presidenti i revistës "Harvard Law Review", si afroamerikani i parë në këtë post. Në vitin 1991 Obama përfundoi doktoraturën në shkencat juridike me rezultate të shkëlqyera.
Shpresa e amerikanëve, Barack Obama
Në 20 janar Barack Obama bën betimin si president i Shteteve të Bashkuara.
Barack Obama
Në 4 nentor amerikanët zgjedhin Barack Obamën si president të Shteteve të Bashkuara
Plot shpresë
Barack Obama duke luajtur bejsboll në Havai. Emri i tij Barack ka kuptimin i bekuari. Barack vjen nga një familje me nënë amerikane të bardhë dhe një baba kenian. Fotografi e vitit 1960
Kandidatura presidenciale
Në 10 shkurt 2007 Obama prezantoi kandidaturën për president të SHBA-ve, në Old State Capitol në të njëjtin vend ku 149 vjet më parë, Abraham Lincoln kishte bërë thirrje për heqjen e skllavërisë. Obama ishte i panjohur atëkohë për amerikanët.