Banorët e Okinavës duan t´i heqin qafe trupat e ShBA | Bota | DW | 02.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Banorët e Okinavës duan t´i heqin qafe trupat e ShBA

Ishulli japonez Okinava qysh prej 60 vjetësh është një lloj aeroplanmbajtëse për ushtrinë amerikane. Banorët duan që të shpëtojnë së paku prej një baze të aviacionit ushtarak të ShBA. Por Tokio e injoron me këmbëngulje këtë dëshirë dhe përpiqet që ta thyejë rezistencën me dhurata masive.

Aeroport ushtarak amerikan, Okinava

Aeroport ushtarak amerikan, Okinava

Zhurma e avionëve është e përditshme në ishullin Okinava. Me këtë zhurmë ata paguajnë çmimin që Japonia lejon të mbrohet prej ShBA. Sepse si shpërblim ushtria amerikane e përdor Okinavën si një aeroplanmbajtëse gjigande. 37 bazat zënë një të pestën e ishullit, që është vetëm 15 km i gjerë dhe 100 km i gjatë. Më së shumti janë të prekur 80.000 banorët e qytetit Futenma. Pikërisht në mes të qytetit ndodhet baza e aviacionit ushtaral amerikan e shtrirë në një sipërfaqe prej gati 500 hektarësh. Në verë përpara dy vjetësh u rëzua një helikopterr transportues në sheshin e një universiteti në Futenma. Qe një mrekulli që askush nuk u plagos dhe nuk pati asnjë viktimë. Sidoqoftë njerëzit kanë frikë, se një fatkeqësi e tillë mund të ndodhë në çdo kohë. Aktivisti dhe ish-deputeti Çuji hinen thotë: "Qytetarët në Futenma mendojnë, se baza amerikane duhet të mbyllet menjëherë. Çdo kohë mund të rëzohet ndonjë avion, madje edhe këtu në bashki."

Shqetësimi që krijohet prej kësaj baze është i padurueshëm dhe qeveria japoneze e ka kuptuar prej kohësh nevojën për të vepruar. Përmes bisedimeve me amerikanët tani ajo ka arritur që në vitin 2014 8000 ushtarë të marinës dhe 9000 pjestarë të bazës nga Okinava të transferohen në Guam.

Por në vend të entuziazmit që priste Tokio përjetoi indinjatën e Okinavës. Sepse baza në Futenma nuk do të mbyllet tërësisht ashtu si shpresohej dhe as nuk do të transferohet në një ishull tjetër, por ajo vetëm duhet të spostohet brenda Okinavës. Bazës tjetër në Nago vetëm 50 km në Veri do t´i shtohet një pistë për ulje-ngjitjet e avionëve. Në bazë të anketimeve shumica dërmuese e popullsisë është kundër këtij ndryshimi.

Në një çadër në plazhin e Nagosë çdo ditë mblidhet bërthama e lëvizjes, që është angazhuar kundër zgjerimit të bazës. Njerëzit kanë frikë nga shtimi i zhurmës së avionëve dhe aksidentet e mundshme. Ata s´durojnë dot më që Okinava duhet të vazhdojë të vuajë nën trupat e ShBA. Një burrë trupshkurtër me flokë të thinjur duke i rënë një kitarrre demode krijon atmosferë kundër luftës.

Komuniteti i vogël protestues në plazh sikur të zhgënjen disi sa i përket përmasave të lëvizjes kundër. Por një vit më parë një varg me mbi 20.000 njerëz rrethoi kompleksin në shenjë proteste. Një traumë historike e përforcon vullnetin për rezistencë. Tomita Shin, një ish-shofer autobuzi në pesnion, i hidhëruar thotë: "Okinava ka qenë i vetmi vend japonez, ku kanë luftuar kundër njëri-tjetrit amerikanët dhe japonezët. Secili prej nesh në familjen e tij ka të pakën një ose dy viktima. Ne nuk do të dorëzohemi, derisa amerikanët të na i kthejnë tokën tonë."

Por qeveria qendrore ka metodat e saj për ta përballuar rezistencën. Fjala magjike është "subvencionet". Ministri i mbrojtjes Nukaga duke folur përpara banorëve të bazës tha, se qyteti Nago "do të shndërrohet në mënyrë të tillë që çdo qytet tjetër do t´ia ketë zilinë." Zëdhënësi Mamoru Koutaki deklaron: "Japonia ka një avantazh të madh prej bazave ushtarake amerikane, por banorët në Okinava kanë pësuar prej kësaj dëm të madh. Ndaj ne do të marrim përsipër kostot, në mënyrë që njerëzit të jetojnë më mirë dhe të jenë të lumtur."

"Lumturinë" banorët e Nagosë p.sh. e përjetojnë në formën e një shkolle të sapoinaguruar profesionale për teknologjinë. Me të tilla projekte të mëdha Tokio deri tani ka bërë të heshtë çdo protestë. Por ndërkohë njerëzit nuk binden më në këtë mënyrë. Në një sfond të tillë shumë vëzhgues parashikojnë, që në nëntor Okinava do të zgjedhë për guvernator një ndër kundërshtarët e këytre planeve.

  • Data 02.07.2006
  • Autor Martin Fric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL6
  • Data 02.07.2006
  • Autor Martin Fric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL6
Reklamë