Banka Botërore i jep Irakut kredi prej 500 milionë dollarësh | Bota | DW | 19.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Banka Botërore i jep Irakut kredi prej 500 milionë dollarësh

Iraku kërkon urgjentisht projekte të suksese të shpejta

Iraku ka marrë nga konferenca nderkombetare donatore në Shuneh të Jordanisë për herë të parë një kredi milioneshe nga Banka Boterore për rindertimin e vendit. Iraku bëri përgjegjës korrupsionin dhe dhunën për rindertimin e ngadaltë në vend. Në takimin me përfaqësues të 60 shteteve dhe organizatave nderkombetare në Jordani përfaqësuesit irakianë paraqitën një listë emergjente me projektet më të rëndësishme. Informacion nga Jürgen Hanefeld.

Që ishte gabim që në fillim, për këtë nuk dyshon më askush. Me shumë se dy vjet, pasi presidenti Bush e shpalli të fituar luftën e Irakut, vendi ndodhet akoma në vorbullën e varfërisë, dhunës dhe kaosit politik. Ende vetem shumë pak irakianë kanë rrymë elektrike dhe ujë të pastër, ka mungesë shkollash dhe spitalesh, papunësia ndodhet në 70%. Një bilanc i erret për të cilin Staffan de Mistura, përfaqësues i sekretarit të përgjithshem të OKB-së në Irak, jep tri arsye.
"Të gjithë irakianët, ne, vendet donatore të gjithë e kanë nënvleresuar shkallën e dhunës dhe të agresionit në Irak. Së dyti ne e kemi mbivlerësuar aftësinë e irakianëve për të zbatuar me shpejtesi dhe në mënyrë eficiente programet humanitare. Dhe së treti të gjithë kanë nisur mënjehërë me programe të medha, në vend që të bënin projekte të vogla, të shpejta me partneret lokalë."

Këto janë fjalë shumë kritike nga goja e një diplomati të rangut të lartë në konferencen donatore, në të cilën bëhet fjalë për dy gjëra: për t´i marrë një pjesë të miliardave që i janë premtuar Irakut, dhe për t´u përpjekur që këto të holla të përdoren me të vërtetë në mënyrë eficiente.
Ministri i planifikimit Saleh foli për projekte me sukses të madh, siç tha ai, të cilat do t´i tregonin popullsisë, se punët po ecin përpara:
"Këtu bën pjesë psh programi i ndërtimit të shtëpive me të cilat nxitet si ndertimi i ekonomisë, ashtu edhe krijimi i pronës privare. Përveç kesaj një program për mikrokredi për mbeshtetjen e bazave të ekzistencës. Dhe ne kemi nevojë për ndihmë në edukim, me
qëllim që fëmijët irakianë të shkojnë përsëri në shkollë, në vend që të kontribuojnë në mbajtjen e familjeve."

Këto projekte do të financohen nga fondi i rindertimit, të cilin e administrojnë së bashku OKB-ja dhe Banka Boterore, dhe që do të ishte shumë më i madh, sikur të paguanin të gjithë që e kanë premtuar këtë. Gjermania dhe Franca kontribuojnë psh indirekt përmes pjeses së fondeve në BE. OKB-ja dhe SHBA desherojnë një angazhim më të fortë në rradhë të parë të atyre shteteve, që i rezistuan atëherë mësymjes së amerikanëve dhe britanikëve. Këtu bën pjesë edhe Rusia. Eshtë koha që grindja e vjetër të varroset, kjo degjohet biles edhe në OKB.
Për organizatën boterore fjala Irak është e lidhur me kujtimet më të hidhura. Jo sepse lufta ndodhi pa aprovimin e saj, por edhe sepse gatishmeria e saj për rindertimin e Irakut u shkaterrua brutalisht në themel në gusht 2003 me sulmin ndaj kuartierit qëndror të OKB-së në Bagdad.
Por nderkohe thekson Stafano di Mistura, OKB-ja është direkt dhe indirekt kudo në vend. Megjithë terrorin dhe dhunën ka përparime, thotë përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së jo pa krenari.
" Në një ditë shumë të vështirë të atentateve me bomba 95% e fëmijeve janë vaksinuar kunder meningjitit. Në Irak nuk ka meningjit, nuk ka kolerë. Sigurisht kjo nuk i bie në sy askujt, por për këtë kujdesemi ne."

  • Data 19.07.2005
  • Autor Jürgen Hanefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOf
  • Data 19.07.2005
  • Autor Jürgen Hanefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOf
Reklamë