Ballkani në Mynih | Evropa | DW | 08.02.2010
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Ballkani në Mynih

Ballkani këtë vit nuk ishte temë bisede në Konferencën e Sigurisë. Problemi më akut duket ai i emrit të Maqedonisë. Në konferencë ishte ftuar presidenti Ivanov, që të prezantonte pozitën e vendit të vet.

Konferenca e sigurisë në Mynih

Konferenca e sigurisë në Mynih

Gjorgje Ivanov, i cili fliste në Konferencën e Sigurisë për herë të parë si president i Maqedonisë, në fjalën e mbajtur të shtunën paradite, shfrytëzoi rastin për të kritikuar bllokadën, që i bën fqinji jugor për integrimin e saj në NATO, duke e trajtuar e emrin "në mënyrë të pajustifikueshme dhe madje absurde si një problem sigurie", siç tha ai.

Mazedonischer Präsident Gorge Ivanov und US Vize-Außemninister James Steinberg

Präsidenti Maqedonisë Gjorgje Ivanov

Por ai shprehu edhe gatishmërinë e vendit të vet "për një zgjidhje të bazuar në ligjet dhe parimet ndërkombëtare, një zgjidhje në kuadër të rezolutave të OKB-së, një zgjidhje pa humbës dhe fitues." Greqia, e cila aktualisht është e zënë me një sërë problemesh më akute, përfaqësohej në konferencë në nivel nën-ministror.

Imami: Kontributi shqiptar në Nato i përballueshëm

Shqipëria përfaqësohej nga ministri i mbrojtjes Arben Imami, i cili merrte pjesë për herë të parë në Konferencën e Mynihut, si ministër i një vendi me të drejta të plota në NATO. Problemet kryesore të organizatës ushtarake 60-vjeçare, Afganistani dhe reformat e brendshme, u trajtuan në fundjavë edhe në takimin e ministrave në Stamboll.

Arben Imami

Arben Imami, Minister i mbrojtjes i Shqipërisë, në intervistë me DW, në konferencën e sigurisë

Krahas ndihmës shtesë, që do të japë Shqipëria në sektorin ushtarak dhe civil në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, asaj i takon të paguajë edhe një kontribut financiar për reformat e nevojshme të organizatës së mbrojtjes veri-atlantike. Ministri i mbrojtjes Arben Imami e konsideron atë të përballueshëm: "Gjatë gjashtëmujorit të parë do të bëhet një vlerësim përfundimtar i nevojave dhe i mundësisë për reformë. Nga minimalja tek maksimalja, që mund të jetë, ne mund ta përballojmë pa problem", i tha ai Deutsche Welles, pa dhënë hollësi të mëtejshme për shumën.

Jeremiç takon Westerwellen

Pothuajse gjithmonë i pranishëm në Konferencën e Sigurisë është ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i cili në një takim me homologun e tij gjerman, Guido Westerwelle, të zhvilluar të shtunën pasdite, shfrytëzoi rastin të lobonte për antërësimin e vendit të vet në BE, dy muaj pasi Serbia parashtroi kërkesën për kandidaturë, edhe pse Marrëveshja e Stabilizim Asociimit nuk ishte ratifikuar ende. Siç bëjnë të ditur qarqet qeveritare nga Berlini, Westerwelle ka nënvizuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Serbisë në BE, por duke i bërë hapat në renditjen e duhur. Gjithashtu ministri gjerman e ka inkurajuar Serbinë që t'i qartësojë marrëdhëniet me Kosovën, bëjnë të ditur të njëjtat burime.

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 08.02.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/LvTu
  • Data 08.02.2010
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/LvTu