Arkitekturë e kujtimit | Gjermania | DW | 09.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Arkitekturë e kujtimit

Monumenti ne Berlin për ebrejtë evropianë, të vrarë në luftën e dytë botërore

default

Një monument mund të paralajmërojë, të kujtojë, të ndryshojë apo të fallsifikojë dhe pavarësisht, se si është i ndërtuar ai nuk thotë diçka vetëm për ata që duhen kujtuar, por edhe për vetë ata që kujtojnë. Nqs ky monument i është përkushtuar një detyre kaq të madhe, saqë të qëndrojë si qortim për vrasjen e gjashtë milionë ebrejve evropianë kontroverset janë të pashmangshme, thotë Günter Schlusche për nëntë vjet koordinator i planifikimit dhe ndertimit të monumentit të holokaustit.
Ky monument përkujtimor mund të jetë gjithçka, por vetëm jo i vetëkuptueshëm. Ai nuk përkujton një vepër të lavdishme, por një nga krimet më të rënda, që janë bërë ndonjëherë. Dhe që kjo shoqëri, shoqëria gjermane, parlamenti gjerman e ka vendosur këtë dhe e ka pranuar është një vendim shumë i pazakontë dhe prandaj ky vendim do të çojë edhe në të ardhmen në debate. Por këto debate janë shenjë e rigjallërimit të vlerësimit të këtyre ngjarjeve.
Me 16 mars 1995 u shpall rezultati i konkursit të parë për një monument që do të ngrihej në Berlin për ebrejtë e vrarë. Tetë nga projektet e paraqitura seleksionohen dhe dy nderohen me çmim. Projekti i arkitektit Simos Ungers parashikon një kuadrat 85 me 85 që mbahet nga katër shtylla çeliku të gjata sa një njeri, ku janë shkruar emrat e kampeve të përqëndrimit, në atë mënyrë që drita e diellit t´i projektojë në mes të sipërfaqes. Një grup me berlinezen Christine Jakob Marcks do të ngrejë një sipërfaqe të pjerrët prej betoni 2000 metër katrorë dhe 11 metër të lartë, në të cilën të jenë shkruar emrat e të gjithë ebrejve të vrarë në Shoa. Kryetari i atëhershëm i këshillit qëndror të ebrejve në Gjermani Ignatz Bubis, shprehet me 8 qershor 1995 kundër projektit të Ungersit dhe thotë për grupin e Marcksit: "më pa shije nuk ka ku të shkojë." Projekti është i papranueshëm thotë pastaj edhe kancelari gjerman Helmut Kohl.
Nuk ka interpretim përfundimtar të këtyre ngjarjeve, por ekziston gjithnjë përpjekja për të kuptuar e për të shpjeguar. Por edhe për të qenë i ndershëm në lidhje me këto ngjarje. Kjo është e dhimbshme, por e domosdoshme.
Propozimi i politikanit të partisë socialdemokrate Richard Schrëder një monument i thjeshtë me mbishkrimin "Mos vrit" diskutohet gjerë e gjatë në mars 1999. Por në këtë kohë është bërë një konkurs i dytë arkitekture dhe Petër Eisenmann e ka ripunuar projektin e tij. Nuk janë ekspertë, por politikanë, anëtarë të parlamentit gjerman, të cilët e përkrahin këtë projekt. Ata mbështeten tek ndjenja e tyre, thonë se në artin pa kompromis të fushës me kolona, që personifikojnë anonimisht ebrejtë e vrarë, mund të kuptohet e paimagjinueshmja, aty shpaloset terrori i vetmisë.
Porositë e shkrimtarit Martin Walser duhet t´u kenë rënë në vesh. Në kishën e shën Palit në Frankfurt ai kishte folur ashpër kundër monumentalizimit të turpit, kundër betonimit të qendrës së kryeqytetit me një tmerr të madh sa një fushë futbolli. Günter Schlusche thotë:
"Sot mund ta ndjesh shumë qartë, se nuk ka asgjë monumentale. Por ka diçka delikate, më shumë një forcë të brendshme, që e tërheq vizitorin. Nuk ka asgjë hierarkike, dominante dhe frikësuese. Por ka më shumë një forcë të brendshme, e cila ndoshta e tërheq vizitorin dhe në rradhë të parë nuk është një gjest i qartë, po një monument i hapur."
I hapur për pyetjet, asosiacionet dhe mendimet.
Ky monument është një eksperiment, thotë Günter Schlusche. Ai zë pjesën e brendshme të qytetit, ku njerëzit kanë pritur të ngrihen shtëpi të larta banimi. Por kjo surprizë nuk ka si të kalojë pa u parë. A do të mbetet i kuptueshëm mesazhi i fushës me kolona. Koha do ta tregojë.

  • Data 09.05.2005
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3t
  • Data 09.05.2005
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3t