Arcandori nuk kishte të ardhme në formën aktuale | Studimi në Gjermani | DW | 10.06.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Arcandori nuk kishte të ardhme në formën aktuale

Shtypi mbi hapjen e procedurës së falimentimit të koncernit Arcandor

default

Për çeljen e procedurës së falimentit për koncernin tregtar dhe turistik Arcandor, në gazetën KÖLNSICHE RUNDSCHAU ndër të tjera lexojmë:

"Falimenti i Arcandorit është i hidhur për të punësuarit - por është megjithatë zgjidhja e duhur. Sepse koncerni tregtar dhe turistik nuk kishte të ardhme në formën aktuale. Këtë e pranoi edhe qeveria gjermane: kur pronarët nuk ishin të gatshëm ta ndihmonin me para të tjera sipërmarrjen e tyre, pse duhet ta bënte këtë takspaguesi? Tani pritet që koncerni Arcandor të copëtohet, tani pritet që shumica e 43 mijë vendeve të punës prej degëve për të cilat koncerni ka shpallur faliment, të eleminohen. Megjithatë besohet, se kjo është zgjidhja më e qëndrueshme. Sepse për pjesë të mëdha të koncernit, me siguri që do të paraqesin interesin e tyre të administratori i falimentit të interesuar me potencë. Vec kësaj, qeveria gjermane dëshiron t'i ndihmojë të punësuarit - në çfarëdo forme qoftë."


GENERAL ANZEIGER që botohet në Bon shtron pyetjen:

"A do t'u sjellë me të vërtetë shpëtim ndihma shtetërore punonjësve të Opelit dhe të Arcandorit? Ndihma e emergjencës, siç mund të jetë ndihma shtetërore mbivlerësohet përsa i përket rëndësisë. Për sa kohë do të jenë të sigurta vendet e punës të subvencionuara me para taksash? Dhe cilat vende të tjera pune te konkurenca bëhen të pasigurta në këtë mënyrë? Në garë duhet të dalë fitimtar më i miri. Po të mos funksionojë më kjo, shpejt do të tronditen të gjitha. Sado paradokse që të tingëllojë: një ekonomi tregu arrin të mbijetojë vetëm atëherë kur ka edhe falimentime." (aud/dpa/aca)

  • Data 10.06.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/I6em
  • Data 10.06.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/I6em