1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angelika Beer: Ballkani e sidomos Maqedonia është pjesë e BE

Goran Petreski2 Tetor 2008

Diskutimet lidhur me çështjen e emrit duhet të qetësohen dhe të gjendet zgjidhje për fillimin e bisedimeve për antarësim të Maqedonisë në BE dhe NATO, thotë evrodeputetja Angelika Beer e cila qëndroi në Shkup

https://p.dw.com/p/FSvO
Angelika Beer
Angelika BeerFotografi: AP
Evrodeputetja gjermane nga rradhët e të gjelbërve, Angelika Beer ka theksuar gjatë qëndrimit në Shkup se kompromosi për emrin duhet të arrihet patjetër dhe tu tregohet qytetarëve të Maqedonisë, se ai nuk ua ndryshon atyre identitetin.

"Sipas pikëpamjeve tona pozicioni Grek rreth emrit është i papranueshëm, sepse ekziston marrëveshja sipas së cilës çështja e emrit nuk paraqet kusht për antarësim të vendit në organizatat ndërkombëtare. Për këtë arsye BE dhe posaçërisht NATO duhet të bëjnë përpjekje që të ndikojnë në palën greke dhe të arrijnë marrëveshje që Maqedonisë t`i jepet një emër. Për shembull vendi im është Republika Federale e Gjermanisë, por njëherit ajo quhet edhe Dojçland," ka deklaruar Beer.

Sipas saj duhet gjetur rruga e kompromisit, në mënyrë që tu tregohet qytetarëve maqedonas se do të mbeten maqedonas edhe në të ardhmen dhe se kërkush nuk dëshiron ta cënojë këtë fakt.

Gjatë qëndrimit në Shkup evrodeputetja gjermane Angelika Beer ka realizuar takime edhe me minstrin maqedonas për punë të jashtme Antonio Miloshovski me disa deputetë si dhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.

Pas takimit me evrodeputeten Beer, Ahmeti ka deklaruar se zonja Beer ka dashur ta dëgjojë qëndrimin e BDI-së lidhur me kontestin rreth emrit të Maqedonisë, për qëndrimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të shtetit si dhe qëndrimin për kodin zgjedhor.

"Ne e përkrahim emrin kushtetues të Maqedonisë por njëherit dëshirojmë të bëhemi antarë të NATO-s dhe BE-së," ka deklaruar lideri ei BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me zonjën Beer.

Evrodeputetja Beer vlerëson se çështja që ka të bëjë me emrin duhet të diskutohet në parlamentin e Maqedonisë. Po ashtu përë këtë çështje duhet të bisedohet publikisht nëpër debate me qëllim që të gjendet një zgjidhje apo kompromis i përbashkët. "Dëshiroj qartë të them se partia ime dhe shumica e deputetëve në Parlametin Evropian dëshirojnë që këtë vit të shohin fillimin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në BE. Edhe pse kohëve të fundit ka patur disa probleme, veçanërisht gjatë zgjedhjeve, vlerësojmë se jemi të ndërgjegjshëm se duhet t`i japim Maqedonisë, shoqërisë civile të saj japim sinjale të qarta se Ballkani e sidomos Maqedonia është pjesë e BE," ka përfunduar evrodeputetja gjermane, Angelika Beer.