Angela Merkel zgjidh hallet e futbollit gjerman? | Politika | DW | 16.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Angela Merkel zgjidh hallet e futbollit gjerman?

Në Berlin u takuan dje në mbrëmje (15.03) kancelarja, Angela Merkel, trajneri i kombëtares gjermane, Jyrgen Klinsman dhe shefi organizator i kampionatit botëror të futbolit, Franc Bekenbauer

Takim i shtendosur!

Takim i shtendosur!

Sigurisht që në takim nuk u bë fjalë për skemën taktike të lojës. Ky ishte një shans për të sjellë në një tavolinë, Klinsmanin dhe Bekenbauerin.

Por para takimit, asnjëra nga palët nuk pranoi të cilësonte takimin Merkel-Bekenbauer-Klinsman si një takim krize. Vetë kancelarja Merkel i hodhi poshtë zërat se bëhet fjalë për një samit paqeje apo samit pajtimi.

Mosmarrëveshjet e fundit që janë shfaqur mes mbretit të futbollit gjerman, Franc Bekenbauer dhe trajnerit të kombëtares gjermane, Jyrgen Klinsman, do t'i ujdisë vetë Federata gjermane e futbollit. Kështu u shpreh zëdhënësi i qeverisë gjermane në Berlin, Ulrich Vilhelm.

Në opinionin publik gjerman debatohet mbi mosmarrëveshjet mes Klinsmanit dhe Bekenbauerit, që prej sulmit të ashpër që ky i fundit bëri në adresë të trajnerit të kombëtares, Klinsman.

Por Bekenbauer i pyetur nëse po zhvillohen bisedimet e paqes mes tij dhe Klinsmanit u përgjigj: "Cili duhet të pajtohet, kur nuk ka asgjë për t'u pajtuar?" Bekenbauer theksoi, se ai vetëm bëri një vërejtje ndaj trajnerit para një jave, por ai vazhdon të ketë besim tek Jyrgen Klinsman si trajner.

Pak para takimit, Bekenbauer u shpreh i qetë para mediave: "Ky takim është planifikuar që prej, ku t'a di unë, prej një gjysëm viti. Fillimisht ishte një takim me komitetin organizator, tani është edhe Klinsmani në Berlin. Pra, është thjesht një takim informativ, dhe qe e planifikuar qysh në fillim, që ne do t'i komunikojmë kancelares, se deri ku kanë shkuar përgatitjet për botërorin dhe këtë do t'a bëjmë.

Ndërsa pas takimit tresh, kancelarja Merkel u shpreh se në çështjet e brendshme të futbollit gjerman, mjaft të diskutueshme nuk ka ndërmend të përzihet: "Kush pret nga unë fjalën e fundit në çështjen e portierit, më duhet t'a zhgënjej, sepse Jyrgen Klinsmani nuk ka nevojë këtu për këshilla. Përvoja ime është e qartë, se në fund mund të ketë vetëm një Nr.1. Jam e sigurt se kampionati botëror 2006 për vendin tonë si nga ana politike, ashtu ajo kulturore, ekonomike do të jetë një sukses. Jam e sigurt që edhe nga pikëpamja e sportit do të jetë një sukses.

Ndërsa Jyrgen Klinsman falënderoi kancelaren Merkel për përkrahjen publike që ajo i bëri futbollit gjerman: "Faleminderit për fjalët e mira dhe inkurajuese, për të cilat njeriu ka nevojë. Pikërisht atëherë kur duhet të pengosh disa gjëra dhe të çosh përpara gjëra të tjera, duhet të kalkulosh që mund të ndodhë diçka e pakëndshme, ashtu siç ndodhi me ne në Itali.

  • Data 16.03.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqf
  • Data 16.03.2006
  • Autor DW
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqqf