1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Anani kërkon të fusë edhe një herë në lojë IAEA

Rainer Sütfeld21 Janar 2006

Shumë rreziqe për KS fsheh rasti i Iranit

https://p.dw.com/p/ArMd
Presidenti iranian
Presidenti iranianFotografi: AP

Si do të shkojnë punët në rastin e Iranit? Cila është mundësia më e mirë për të penguar, që Irani të ketë armë atomike? Presidenti i Francës Zhak Shirak me kërcënimin me armë atomike ka ngritur temperaturën e debatit, megjithëse nuk permendi me emër Iranin, apo ndonjë vend tjetër. Por askush nuk mendon të veprojë ushtarakisht kunder Teheranit, se paku momentalisht, edhe sanksionet ekonomike kunder rregjimit të mullahëve konsiderohen të pamundshme. Cështja është në se rasti i Iranit do të dalë sërish para zyrës nderkombetare për energji atomike, për këtë janë Rusia dhe Kofi Anan, apo para Këshillit të Sigurimit, për këtë është Franca. Nëse doktrina atomare e Iranit drejtohet aktualisht kundër Iranit, këtë çështje nuk deshi ta komentonte Kofi Anan. Deklaratat e Shirakut nuk i sherbëjnë edhe aq Ananit në përpjekjet e tij diplomatike. Sekretari i përgjithshëm megjithatë po përpiqet që të vazhdojë tratativat. Ai i rekomandon Iranit që të krijojë një atmosferë, që lejon vazhdimin e bisedimeve, tha Anan në Nju Jork. Teherani nuk duhet ta acarojë situatën, dhe të mos vazhdojë pasurimin e uranit. Sepse bashkësisë ndërkombëtare i nevojitet kohë, për të ndërtuar besimin.
Besimin, që Teherani e ka vënë në lojë. Loja si macja me miun e zyrës nderkombëtare të energjisë atomike është me e vjetër se deklaratat e ashpra të presidentit të ri. Të dyja e kanë helmuar atmosferën, që i nevojitet Ananit. Sekretari i përgjithshëm do t´i japë megjithatë organizatës ndërkombëtare për energjinë atomike një shans të fundit. Vetëm kur kërcënimi me Këshillin e Sigurimit, nderhyrja e delegacioneve të rangut të lartë në Vjenë dhe diplomacia telefonike e Ananit të mos ketë ndikim atëherë dhe vetem atëhere diplomati më i lartë i OKB-së e sheh Këshillin e Sigurimit si zgjidhjen me të vertetë të fundit.
"Nqs asgjë nuk ndihmon, dhe janë bërë të gjitha përpjekjet dhe rasti paraqitet tek ne, atëherë Këshilli i Sigurimit duhet të merret me këtë çështje."
Angazhimi i Ananit që të ndermjetesojë ofertën e tij, nuk është e rastit, sepse sekretari i përgjithshem i OKB-së nuk i druhet vetëm krizës në Iran, por edhe një disfate të re diplomatike të bashkësisë së tij të shteteve.
Hendeku mund të hapet që tani. Presidentin e Iranit Ahmadinexhad nuk e kanë të gjithë halë në sy. Kërkesat e tij për furnizimin e pavarur me energji, për një sistem të mbyllur nuklear kuptohen nga shumë vende në zhvillim, të ashtuquajturat G 77. Dhe kercenimi i tij i fshehur kunder të gjithë atyre, që duan të pengojnë, gjeti perkrahjen e shteteve islamike në samitin e fundit të OKB-së.
Në forumin prej 15 anëtarësh Iranin nuk do ta mbështesë vetëm Katari, por edhe fuqia me veto Kina. Sigurisht Moska dhe Pekini janë të shqetesuar, për tonet e ashpra dhe fshehtesitë e mëdha të Teheranit, sigurisht që të dy fuqitë me të drejtë vetoje e dinë, se Irani është më i rrezikshëm për paqen në botë, se sa Sudani, apo Siria.
Prandaj shkalla e parë e lojës diplomatike, mund të jetë "Tregimi i instrumenteve të torturës". Pra dënimi i Iranit me paralajmërimin e masave të tjera të mundshme. Shkalla dy, "shtrengimi i lehtë i vidave" është zakonisht ngrirja e kontove jashtë shteti, se bashku me kufizimin e udhëtimit të funksionarëve iranianë, kesaj rradhe mundesisht të futbollistëve. Edhe ketu Rusia dhe Kina mund të distancoheshin. Për Teheranin kjo nuk do të ishte e dhimbshme, por arsye e mjaftë për të mbyllur rubinetin e naftës. Dhe në politikën e brendshme të fitojë përkrahës perreth presidentit.
Para shkallës tre druhen të gjithë keshilltaret në Uashington. Sepse kjo do të thoshte sanksione ekonomike, pra një bllokadë e eksportit të naftës iraniane. Dhe kjo mund të prekte Kinën dhe perendimin me shumë se mullahet në shtetin e zotit. Kofi Annan e sheh kete skenar, e di se në Nju nuk mund të kete fitues e që Këshilli i Sigurimit e OKB-ja rrezikojnë që në fund të mbeten si tigra prej letre. Apo që republikanët në shtepinë e bardhë mund të humbasin durimin me Iranin dhe me OKB-së.