1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Analizat e zgjedhjeve dhe grindje për kompetenca

Marsel Fürstenau24 Tetor 2005

Grindjet brenda partisë zbesin bisedimet e koalicionit

https://p.dw.com/p/Ar2T
Fotografi: AP

Në Berlin vazhduan dje bisedimet për koalicionin ndermjet kristiandemokratëve, kristiansocialëve dhe socialdemokratëve. Koalicioni i madh nuk përputhet as me opcionin fillestar të CDU, CSU dhe as të PSD. Por pas rezultatit të zgjedhjeve të 18 shtatorit dhe bisedimeve, që vijuan koalicioni i madh mbetet e vetmja aleancë realiste e konservatorëve dhe socialdemokratëve. Bisedimet gjithsesi të vështira po rëndohen nga grindjet brenda të dyja kampeve. Unioni ngre zërin për shkaqet e rezultatit të keq të votimeve. Kancelarja Angela Merkel donte ta zhvillonte këtë diskutim pas krijimit të qeverisë, për të shmangur grindjet. Ndërkohë PSD po përpiqet të zgjidhë problemet e kuadrit dhe në të njëjtën kohë të rifitojë profilin e vet. Sekretari i përgjithshëm i CDU Volker Kauder ka kërkuar t´i jepet fund analizës për rezultatin e unionit në zgjedhjet parlamentare. Në televizionin gjerman ai thoshte, njerëzit nuk duan të dëgjojnë tani, se përse fushata zgjedhore doli kështu apo ashtu. Ata duan të dëgjojnë më shumë se çfarë qeverie do të vijë dhe çfarë bën kjo qeveri.
Kështu Kauder reagoi ndaj kritikës masive, që u ushtrua ndër të tjerë ndaj Angela Merkelit në fundjavë në ditën e organizatës të të rinjve të CDU "Unioni i ri".
Por ky nuk është problemi i vetëm me të cilin duhet të merret Angela Merkel si kancelare e ardhshme. Potencial tjetër për konflikt mbetet ministria e ardhshme e ekonomisë. Ai duhet të merret nga kryeministri i Bavarisë Edmund Stoiber në një koalicion të madh. Edmund Stoiber si ministër i ekonomisë pretendon të ketë edhe disa sektorë të kërkimeve shkencore. Por me këtë nuk do të ishte dakord ministrja e arsimit Annette Schavan. Nqs debati do të vazhdojë atëherë sekretari i përgjithshëm i CDU Kauder pret që Angela Merkel ta thotë fjalën e fundit.
"Mendoj, se zonja Merkel do të flasë me Edmung Stoiberin. Dhe ketu do të bien dakord, sipas logjikës."
Angela Merkel do të përdorë pastaj kompetencën e saj, thotë Kauder. Kjo është kompetencë e kryetarit të qeverisë e përcaktuar në kushtetutë, për të vendosur bazat dhe linjat e politikës. Megjithatë Edmund Stoiber ia ka vënë të diskutim asaj këtë kompetencë ashtu si edhe Franc Müntefering i cili do të jetë në kabinetin e ardhshëm ministër i çështjeve sociale dhe zëvendëskancelar. Në një koalicion të madh me një shumicë kaq të dobet si CDU Merkel mund t´i vërë në jetë në mënyrë shumë të kuafiuzuar këto kompetenca deklaruan ata.
Edhe në Partinë socialdemokrate zien ndërkohë. Brenda partisë kryetari i saj Franc Müntefering po vihet gjithnjë e më shumë nën presion. Ai dëshëron kunder vullnetit të shumë deputetëve të bëjë sekretar të përgjithshëm të besuarin e tij, Kajo Wasserhëvel. Kështu krahu i majtë i partisë socialdemokrate do të jetë i përfaqësuar shumë keq në tabllonë e deritanishme të personelit, argumenton zv kryetari i fraksionit socialdemokrat Michael Müller. Kështu do të duhej të favorizohej kryetarja e mëparshme e socialisteve të rinj Andrea Nahles që bën pjesë në krahun e majtë të socialdemokratëve:

"Besoj se fushata zgjedhore ka treguar dy gjëra, që nuk mund t´i injorosh. Së pari ekziston rreziku i erozionit të partive të mëdha. Dhe për mendimin tim partitë e mëdha duhet ta mbulojnë të gjithë spektrin, dhe kjo do të thotë për socialdemokratët mesi i majtë. Sepse përndryshe shtohet fenomeni i krijimit të partive të reja dhe demokracia bëhet gjithnjë e më shumë e befasive. Dhe së dyti ka të bëjë shumë me identitetin në këtë kohë transformimesh. Fushata ka treguar se PSD ka nevojë për një të majtë të fortë."
Nën ndikimin e debateve tek socialdemokratet dhe unioni vazhdojnë bisedimet për koalicionin. Në qënder janë përpjekjet për të vënë nën kontroll financat e shtetit. Të dyja anët përpiqen për një "Pakt financiar për Gjermaninë". Unitet ekziston për shkurtimin e subvencioneve dhe favorizimeve fiskale, tha sekretari i përgjithshëm i CDU Volker Kauder.
"Edhe unë jam për atë që të mbyllim vrimat e shmangjes nga taksat. Kjo është edhe në programin tonë qeveritar."
Rezultatet konkrete priten javën e ardhshme.