1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

AI: Të hapet debati për kushtetutën e re të Kosovës

Bekim Shehu, Prishtinë14 Shkurt 2008

Organizata ndërkombëtare të drejtave të njeriut "Amnesty International" (AI), ka kërkuar nga Institucionet kosovare të hapin debatin për kushtetutën e re të Kosovës. Në proces duhet të përfshihen strukturat e shoqërisë.

https://p.dw.com/p/D7Tb
Fotografi: AP

Rekomandimi i Amnesty International është kuptuar drejt nga hartuesit e kushtetutës në Kosovë dhe ata premtojnë që sapo të përfundojë faza e parë e debatit, kushtetuta do të diskutohet edhe me të gjitha struturat e shoqërisë civile.


Autoritetet në Prishtinë thonë se kushtetuta e Kosovës, ende nuk është aprovuar dhe pas përfundimit të fazës së parë të debatit, ajo do të shtrohet për diskutim publik me të gjitha strukturat e shoqërisë civile. Në këtë mënyrë, autoritetet në Prishtinën i përgjigjen kritikave të organizatës Amnesty International, e cila ka bwrw kwtw propozim.

Amnesty Interantinal, u ka rekomanduar autoriteteve të Prishtinës që Kosova ta ketë edhe gjykatën kushtetuese. Ky rekomandim thuhet të jetë përfshirë edhe më herët në punën e komisionit për hartimin e kushtetutës dhe Kosova sipas zëvëndëskryeministrit, Ramë Manaj, do ta ketë gjykatën kushtetuese.


Përfaqësuesit e komunitetit serb ndërkaq, nuk po marrin pjesë në hartimin e kushtetutës së Kosovës, për faktin që ata kanë refuzuar planin e statusit të ndërmjetësuesit, Marti Ahtisari, plan ky që parasheh miratimin e kushtetutës së Kosovës. Për më shumë ata thonë se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e një komisioni i cili Kosovën e përcakton si shtet të pavarur dhe sovran. Sidoqoftë, kushtetuta e Kosovës nuk do të jetë gati para shpalljes së pavarësisë, mirëpo ajo do të miatohet shumë shpejt me gjasë në fazën kur kuvendi i Kosovës ka paraparë edhe miratimin e shumë ligjeve që parasheh paketa e Marti Ahtisarit.