Ai që kërkon publicitet, shpërblehet - Përse të gjitha çmimet Nobel i marrin shkencetarët amerikanë? | Evropa | DW | 08.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ai që kërkon publicitet, shpërblehet - Përse të gjitha çmimet Nobel i marrin shkencetarët amerikanë?

Ajo që duket si triumf për SHBA-të, për Evropën në rradhë të parë, por edhe për gjithë botën është humbje. Pas çmimeve Nobel për mjekesinë edhe ata të fizikës dhe kimisë iu dhanë vetëm shkencëtarëve amerikanë. Edhe në Azi apo Evropë ka shekncëtare të klasit të parë, të cilët do ta kishin merituar po ashtu çmimin. Por ajo që mungon është puna bindëse e lobingut.

Medalja e çmimit Nobel

Medalja e çmimit Nobel

Në fakt kjo duhej të ishte parashikuar. Megjithëse të bën të mendosh dhe të krijon një farë dyshimi fakti që të gjithë, por edhe nobelistët e sivjetëm janë amerikanë, dhe që asnjë komb tjetër nuk është perfaqësuar. Një vështrim i shkurter në listë do të kishte bërë çdo studjues joamerikan, që t´ia plaste vajit. 228 çmime Nobel i kanë marrë që në vitin 1901 SHBA, në vendin e dytë me 75 ka qenë Britania e Madhe dhe në vendin e tretë me 65 Gjermania, shumica e tyre janë nga vitet 1901 dhe 1950.

Deri tani në çdo vit përveç amerikanëve ka qenë i përfaqësuar së paku edhe një nacionalitet tjetër, herë Hollanda, herë Zvicra edhe Izraeli, Japonia apo Meksika. Por këtë vit asnjë justifikim nuk vlen. SHBA janë fare qartë superfuqia në shkencë. Jo sepse ata kanë shkencetaret më të mirë. Aspak. Por ata i bëjnë reklamë shumë të mirë vetes dhe punës së tyre, nuk mbyllen në kullën e tyre të fildishtë. Ata komunikojnë vizionet dhe inovacionet për arritjet e tyre mjekesore dhe teknike. Ata nuk druhen të marrin pjesë në emisione zbavitese dhe të entusiazmojnë njerezit për tema, të cilat në vendet e tjera zënë pluhur pas mureve të instituteve dhe laboratereve. Studjuesit amerikanë publikojnë, dalin shpesh në shtyp, madje edhe në revista. Njerëzit i njohin, ndersa në vende të tjera ata tërhiqen të thjeshtë, modestë, nganjeherë edhe me distancë mendjemadhësie. Dhe ata që kanë bërë punë shkencore për shumë kohë në SHBA kanë dhënë mësim dhe kanë jetuar dhe që kthehen pastaj në Gjermani e venë re me dhimbje këtë diskrepancë. Dhe ka shumë prej tyre.

Por edhe në Gjermania kanë qenë yjet e shkencës. Idole, shembuj, të cilët i njihte secili dhe të sigurisht kanë çmim Nobel secili: Wilhelm Rëntgen, Paul Ehrlich, Otto Hahn apo i veçanti Albert Einstein. Ai ka zoteruar pikërisht atë, që dikur humbi, mundesinë për të ndermjetesuar atë që shkenca dhe kërkimi kanë rëndësi të madhe shoqerore, mund të jenë interesante dhe shumë argëtuese. Apo si mund të shpjegohet ndryshe, që e gjithë bota ishte ngritur atëherë peshë për shkak të një barazimi matematik-metodës së relativitetit- të cilën thuajse nuk e kuptonte askush. Einsteini ishte dhe mbetet një përjashtim i madh. Megjithatë shkencetareve tanë do t´u bënte mirë që të kenë më shumë guxim për popullaritet. Atëhere do të kishte si në SHBA më shumë të holla, më shumë institute, shkencetarë të rinj dhe laboratore, për kerkimet e aplikuara apo edhe për kerkimet bazë. Dhe për rrugën në olimpin e shkencave.

  • Data 08.10.2006
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA0
  • Data 08.10.2006
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArA0