1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ahtisari do të japë propozimin e tij për statusin e Kosovës muajin e ardhshëm

DW17 Tetor 2006

Ministrat e jashtëm të BU-së u shprehën në Luksemburg se e mbështesin Marti Ahtissarin në përpjekjet e tij për gjetjen e një zgjidhjeje për statusin

https://p.dw.com/p/Arbs
Marti Ahtisari
Marti AhtisariFotografi: AP

Në Luksemburg ministrat e jashtëm të BE-së u konsultuan edhe për Kosovën. Një vit pas fillimit të negociatave për statusin e Kosovës duket se ato kanë hyrë në një rrugë pa krye. Kryenegociatori Marti Ahtisari jo ashtu si ishte pritur e anulloi vizitën në Luksemburg. Ai do të japë muajin e ardhshëm në emër të OKB-së propozimin e tij për të ardhmen e Kosovës. Ndërkohë në Luksemburg kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica e refuzoi edhe njëherë pavarësinë e Kosovës, duke u shprehur se duhet ruajtur integriteti territorial i Serbisë.

Ministrat e jashtëm të BE-së u shprehën se e mbështesin Marti Ahtissarin në përpjekjet e tij për gjetjen e një zgjidhjeje për statusin. Ish presidenti finlandez, Ahtisari është shprehur më parë se ndoshta nuk do të jetë e mundur gjetja e zgjidhjes për statusin brenda këtij viti.

Ndërkohë edhe procesi i afrimit të Serbisë në BE vazhdon të mbetet e bllokuar. Prej pese muajsh u ndaluan bisedimet e stabilizim-asociiimit për shkak të mosarrestimit të të shumëkërkuarit Ratko Mlladiç. Komisioneri i zgjerimit të BE-së Oli Rehn shprehu keqardhjen e tij lidhur me këtë çështje në Luksemburg: "Në këtë drejtim për fat të keq nuk ka të reja që vlejnë të përmenden. Zbatimi i planit të veprimit nuk ka sjellë asnjë rezultat. Për këtë arsye edhe negociatat mbeten të bllokuara. Mungesa e përparimit në këtë drejtim sigurisht që na shqetëson të gjithëve."- tha Oli Rehn.