Aferë familjare apo skandal i OKB-së? - Komisioni hetimor i programit ″naftë për ushqime″ paraqet raportin e dytë | Bota | DW | 27.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Aferë familjare apo skandal i OKB-së? - Komisioni hetimor i programit "naftë për ushqime" paraqet raportin e dytë

OKB-ja ndodhet nën presion për shkak të programit "naftë për ushqime". Raportet verifikuese të publikuara qysh në janar konfirmojnë kritikat, sipas të cilave organizata nuk i ka kontrolluar sa duhet firmat që ishin ngarkuar me menaxhimin e programit. Komisioni i pavarur hetimor i dretjuar nga ish-shefi i bankës emetuese të SHBA, Paul Volker, ditën e martë do të paraqesë rezultatet të mëtejshme të hetimeve që vazhdojnë. Hetuesit kanë tani në fokus djalin e Kofi Ananit, Kojo.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan

Ajo që për Joshka Fisherin është aferë e vizave, për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së është skandali i programit për Irakun "naftë për ushqime". Por rezultatet e komisionit hetimor në Berlin janë krejt të ndryshme dhe shumë larg hetimeve të pavarura që po zhvillohen lidhur me çështjen e miliardave të Irakut dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan. E gjitha kjo po ndodh pa pasur ndonjë garanci për mbijetesën politike të Ananit.

Në raportin e dytë të të ashtuquajturit komisioni Volker fjala është për implikimin e mundshëm të Kofi Ananit në moçalin e ryshfeteve dhe të kontrabandës së naftës dhe lidhur me rolin e djalit të tij Kojo: "Natyrisht unë kam marrëdhënie të ngrohta familjare me të, por ai është i rritur dhe një biznesmen i pavarur që nuk merret me punët e mia", vë në dukje Anan.

I biri Kojo, fëmija i martesës së parë të Ananit siç duket nuk ka ndonjë marrëdhënie të ngrohtë me të jatin në Nju Jork dhe ai i mban për vete detajet e biznesit të pavarur në emër të Ananit. Babit të njohur në mbarë botën ai i ka thënë vetëm, se ka qenë aktiv në firmën zvicerane të revizionit "Cotecna" dhe se të gjitha kontaktet me të i ka ndërprerë shumë kohë përpara se ajo të merrte porosinë nga OKB-ja me një volum prej 60 milionë dollarësh për të mbikqyrur programin e ndihmës në Irak.

Por djali i Ananit ka harruar të verë në dukje faktin, se deri në vitin 2004 ai ka marrë me kiste nga Zvicra shumën prej 300.000 dollarësh, gjë që nuk dihet se për ç´qëllim. Nëse kjo ka qenë ilegale, apo pas kësaj fshihet diçka tjetër, mbetet ta gjykojnë hetuesit e pavarur të ish-shefit të bankës emetuese të SHBA, Paul Volker. Shefi i ri i kabinetit të Ananit Malloh Braun, e konsideron Sekretarin e tij të Përgjithshëm jashtë çdo faji:
"Thelbi i çështjes është, se Sekretari i Pergjithshëm i përmbahet asaj që ai nuk ka bërë asnjë hap të gabuar. Fakt është, se Kojo vetë e ka pranuar që e ka mashtruar babain e tij."

Se sa i pasigrut është sistemi i OKB-së pavarësisht nga përpjekjet për reformim dhe se sa demonstrative është fryma për një kthesë, këtë e tregon edhe stuhia që ka nisur për financimin e përkohshëm të kostove të avokatit për të akuzuarin kryesor. Për aq kohë sa Benon Sevan vetëm është dëgjuar nga komisioni hetimor, OKB-ja i ka paguar të gjitha shpenzimet kolosale për ish-drejtuesin e programit "naftë për ushqime".

Për Braun kjo është një procedurë normale dhe mëse e zakonshme për të gjitha ndërmarrjet e mëdha. Por në bazë të raportit Volker Sevan akuzohet, se ka favorizuar miqtë dhe ka marrë para, gjë që e vë në pozitë vetë Sekretarin e Përgjithshëm. Braun sqaron:
"Në fakt Anan ka pranuar konsulencë private juridike lidhur me marrjen e tij në pyetje. Por ai nuk e ka paguar këtë nga OKB-ja."

Anan dëshiron të paraqitet sa më i pastër që të jetë e mundur, pasi të jenë publikuar të tri raportet Volker. Lidhur me çështjen e raportit për të birin Kojo Braun është i sigurt, se: "Ne i përmbahemi asaj, se pas publikimit të raportit të plotë Anan do të jetë i çliruar prej çdo lloj akuze për gabime."

Por mediet evropiane kanë dyshime për lidhje më të ngushta nga sa publikohen mes Ananit dhe Zvicrës, apo thënë më shkoqur firmës "Cotecna", e si rjedhojë nuk e shohin këtë thjeshtë si një aferë vetëm familjare.

  • Data 27.03.2005
  • Autor Rainer Sytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQ1
  • Data 27.03.2005
  • Autor Rainer Sytfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQ1
Reklamë