A janë përgatitur forcat e sigurisë në Libi nga firmat gjermane të sigurimit?
8 Prill 2008Një ushtar ka qenë i involvuar. Zëdhënësi i ministrisë Christian Dienst deklaroi: "Që ky nga shkurti deri në mars të 2006 është përpjekur të rekrutojë të tjerë ushtarë aktivë dhe njëri prej tyre u është drejtuar menjëherë autoriteteve ushtarake."
Kundër ushtarit, një adjutanti nga Berlini, po kryhet një procedurë disiplinare. Sepse nuk ka qenë qeveria gjermane, që ka ngarkuar me detyrën e përgatitjes së forcave libiane të sigurimit, tha zëdhënësi i saj Ulrich Wilhelm. "Në asnjë moment autoritetet gjermane nuk kanë marrë pjesë në fillimin, apo kryerjen e përgatitjes së policisë në Libi."
përse qeveria gjermane e ka toleruar këtë ndihmë në përgatitje dhe përse ka heshtur për dy vite me rradhë, zëdhënësi i qeverisë nuk ishte në gjendje ta shpjegonte. Gjithsesi ndër instruktorët kishte policë gjermanë me përgatitje të posacme. Por policët nuk kanë qenë në shërbim aktiv, theksoi zëdhënësi i qeverisë Wilhelm.
"Më shumë duket se kanë qenë ish policë, që punojnë atje për firmën private Bergmann."
Megjithatë edhe ish policët nuk duhet të nxjerrin sekretet e shërbimit. Se sa e kanë bërë një gjë të tillë, do ta sqarojë prokuroria. Në përgjithësi veprimtaria e firmave private të sigurisë jashtë shteti kryhet në një zonë juridikisht të paqartë. Këtu qeveria gjermane do të ndermarrë përmirësime, sepse është e mendimit.
"Se nuk mund të jetë çështje e një ofruesi komercial, që të vendosë, se ku kryhen bashkëpunime në botë duke përdorur njohuritë praktike shtetërore."
Akoma kanë mbetur shumë çështje të hapura në aferën me Libinë. Ndër të tjera, se sa në dijeni ishte shërbimi informativ gjerman BND. Kjo çështje do të trajtohet në forumin përgjegjës parlamentar të kontrollit. Politikanë të të gjitha partive kërkojnë një sqarim të përgjithshëm të aferës, në rast nevoje në një komision shqyrtues. Me kërkesë të liberalëve parlamenti do të merret të mërkurën me këtë temë.