A do të jetë Evropa ndonjëherë në gjendje të flasë me një zë në politikën e jashtme?
7 Korrik 2010Deklaratat e SHBA -së që i bëjnë thirrje Evropës të funksionojë krah Uashingtonit si lojtar efektiv global, janë legjendare. Për dekada me radhë administrata amerikane si ajo demokratike ashtu edhe ajo republikane janë ankuar se gjigandi ekonomik Evropë, ka ndikim të pakët në politikën botërore. Përveç kësaj amerikanët nuk kanë pushuar së luturi që Evropa të marrë pjesë në ndarjen e ngarkesave në botë.
Brukseli lëviz ngadalë në fushën e politikës së jashtme
Sigurisht asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar me futjen në fuqi të Paktit të Lizbonës dhe bashkë me të dhe të shanceve për rishikimin serioz të proceseve të vendimmarjes në Evropë, në fushën e politikës së jashtme. Kryeministrat dhe presidentët e Evropës, si hapin e parë të zbatimit të Paktit nuk morën vendim për të vënë në postin e presidentit dhe të kryediplomatit të BE-së dy veteranë të respektuar dhe shumë të njohur evropianë. Por morën vendim për t`ia dhënë këto poste dyshes Herman van Rompuy dhe Catherine Ashton, duke i bërë ata figurat kryesore të BE-së në një kohë, që shumica e evropianëve nuk kishin dëgjuar kurrë për ta para se të emëroheshin në këto poste. Pa diskutim, që ata të dy kanë patur më parë përvoja politike dhe e kanë bërë mirë punën e tyre. Megjithatë mesazhi që u lëshua në dhe nga Brukseli në përzgjedhjen e personelit nuk ishte ai i një ndryshimi revolucionar.
Për më tepër që filluan të shfaqeshin edhe tensionet e përçarjet e brendshme në sferën ekonomike, në një sektor ku BE konsiderohet lojtar i rëndësishëm global. Grindjet e gjata për reagimin e përbashkët ndaj krizës financiare të Greqisë nuk patën pasoja negative vetëm në tregjet financiare, por dëmtuan edhe imazhin e BE-së, si aktor global.
Ajo beson, se nëse Evropa vazhdon e gjykohet në sajë të aftësisë së saj për të folur me një zë, atëherë zhgënjimi është i sigurt. Sepse kjo nuk do të ndodhë kurrë, predikon Nicolaidis. Në vend të kësaj, argumenton ajo, SHBA dhe Evropa duhet të njohin limitet e ndërtimit strukturor të Evropës t`i kuptojnë ato dhe bëjnë më të mirën e mundshme.
Evropa ngec në polifoni
Çfarë do ta bënte Evropën të kishte një politikë të jashtme unike? Lajmi i keq është se në këtë drejtim evropianët nuk do të veprojnë kurrë së bashku," thotë për Deutsche Wellen Kalypso Nicolaidis, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Oxford. Nicolaidis ka marrë pjesë në të ashtuquajturin grup reflektimi i BE-së, i kryesuar nga kryeministri spanjoll Felipe Gonzalez, grup i cili i dorëzoi Presidentit Van Rompuy në muajin maj një raport për të ardhmen e BE-së. "Evropianët do të jenë gjithmonë në polifoni dhe në ditë të këqija në kakofoni," thotë Nicolaidis. "Dhe unë mendoj se si evropianët ashtu dhe amerikanët duhet ta kuptojnë se qëllimi është, që kjo polifoni të jetë konstruktive, të ketë kuptim."
Progres, jo përsosmëri
Ekspertët argumentojnë se Pakti i Lizbonës dhe bashkë me të dhe ministria e politikës së jashtme janë larg të qënit të përsosur, megjithatë kanë potencialin e forcimit të rolit të Evropës në botë. Vetëm se kjo nuk mund të bëhet brenda natës, thotë Michael Emerson nga Qendra për Studimin e politikës evropiane. "Unë mendoj se është krejtësisht e vetëkuptueshme që zënia e posteve në ministrinë e jashtme kërkon kohën e duhur prej një viti për të përfunduar, njësoj si në çdo korporatë tjetër."
Autor: Michael Knigge/ Aida Cama
Redaktoi: Lindita Arapi