1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të arrihet qëndrimi i përbashkët

11 Dhjetor 2006

Ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të përgatitur samitin e BE-së, i cili zhvillohet në fundjavë. Në përgatitjet bën pjesë edhe zgjidhja e konfliktit të Qipros

https://p.dw.com/p/Ar9R
Frank-Walter Steinmeier dhe Erkki Tuomioja
Frank-Walter Steinmeier dhe Erkki TuomiojaFotografi: AP

Javën e kaluar Turqia propozoi edhe një herë, që të hapë një port dhe një aeroport për anijet e Qipros së Jugut. Por kjo është shumë pak për të plotësuar protokollin e Ankarasë, u përgjigj presidenca finlandeze e rradhës e BE-së.

Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier, shprehu në Bruksel dyshime nëse mund të arrihet së shpejti një kthesë. Në tavolinën e ministrave të jashtme ndodhet një propozim i komisionit të BE-së, për të ndërprerë pjesërisht bisedimet e pranimit me Ankaranë. Për disa shtete të BE-së si Britania e madhe dhe Polonia propozimi i BE-së është shumë i ashpër, disa të tjera si Franca dhe Hollanda kerkojnë një qëndrim më të ashpër dhe ngrirjen e disa kapitujve të bisedimeve. Gjermania, që do të jetë pas tri javësh kryesuesja e rradhës e BE-së, qëndron në mes.

Ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier tha: "Do të përqipemi ta përfundojmë këtë diskutim sot, nëqoftëse them do të përpiqemi, ju natyrisht, që keni të drejtë që dëgjoni një dyshim këtu."


Nëqoftëse ministrat nuk do të bien dakord, atëherë kryetarët e qeverive në samitin e së enjtes dhe së premtes në Bruksel, do të vendosin se si duhet reaguar ndaj faktit, që Turqia me gjithë premtimet me shkrim në të ashtuquajturin protokolli i Ankarasë, nuk i ka hapur portet dhe aeroportet për anëtarin e BE-së Qipron.

Ministri i jashtëm Steinmeier: "Mendimi im është, që kjo nuk mund të injorohet krejtësisht për procedurën e ardhshme për pranim. Prandaj duhet të kërkojmë një reagim të matur."


Steinmeier hodhi poshtë supozimet se koalicionin qeveritar gjerman, i përbërë nga CDU/CSU dhe partia e tij PSD të kete grindje për çështjen e Turqisë. Konflikt mund të ketë ndërmjet partisë së kancelares CDU dhe partisë motër CSU, që kërkon ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Turqinë.

Ministri paralajmëroi në fundjavë me një apel të pazakonshëm kancelaren Merkel nga reagimet e pamatura. Turqia kishte ofruar herën e fundit, hapjen vetëm të një porti dhe aeroporti për transportet e mallrave nga vendi anëtar i BE-së, Qiproja dhe jo të të gjithave siç rekomandonte Komisioni.

Temë e dytë e vështirë në takimin e ministrave të jashtëm duhej të jetë Serbia. Për të forcuar forcat demokratike në vend para zgjedhjeve parlamentare të 21 janarit, një grup i shteteve të Be-së rekomandon rifillimin e bisedimeve të ndërprera për marrëveshjen e stabilizim-asociimit. BE i kishte ngrirë bisedimet sepse Beogradi nuk ka punuar mjaftueshëm me tribunalin e Hagës.


Gjermania është kundër rifillimit të bisedimeve me Serbinë, përderisa vendi të mos ndryshojë qëndrim. Përkrahësit nga ana e tyre argumentojnë, se në këtë mënyrë Beogradi do të pranojë pavarësinë, për të cilën insiston perëndimi.