111207 Algier Anschläge
12 Dhjetor 2007Një bombë shpërtheu përpara gjykatës së lartë në lagjen Ben Aknoun, bomba tjetër shpërtheu 10 minuta më vonë në një autobuz zë mbushur me studentë.
Bomba e parë
Sipas një bashkëpunëtoreje të zyrës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR, një nga bombat shpërtheu direkt pëprara zyrave të OKB-së. Një dëshmitar okular tregon: "Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. Doja të blija një gazetë dhe papritur dëgjova një zhurmë shumë të fortë, xhamat filluan të dridhen unë mendova menjëherë se është një bombë."
Bomba e dytë
Bomba e dytë shpërtheu pak çaste më vonë dhe hodhi në erë një autobuz me studentë në lagjen Ben Aknoun. Këtu ndodhet ndërtesa e gjykatës së lartë. "Papritur u krijua një mal i madh me tym të bardhë. Më vonë munda të shoh një autboz shkolle që ndodhej përmbys në cep të rrugës, së bashku me disa makina të tjera."
Të dyja sulmet i ngjajnë akisioneve të Al Kaidës. Grupi terrorist islamik Al Kaida në Magreb deklaroi se është përgjegjës për dy sulme vetëvrasëse që ndodhën në prill të këtij viti në Algjer. 33 njerëz humbën jetën nga ky atentat. Pothuajse çdo jabë ndodhin në Algjeri sulme kundër ndërtesave kombëatre dhe ndërkombëtare.
Sidomos lindja e vendit vuan nga këto sulme
Përpara 1 viti krahu afrikao-verior i Al Kaidës i shpalli luftën qeverisë algjeriane. Dhe terrori vazhdon jo vetëm në kryeqytetin e vendit.