50 vjetori i Bundesvehrit gjerman! Histori suksesi, por sfidat e së ardhmes nuk janë zgjidhur akoma! | Gjermania | DW | 07.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

50 vjetori i Bundesvehrit gjerman! Histori suksesi, por sfidat e së ardhmes nuk janë zgjidhur akoma!

Bundesvehri gjerman këtë vit ka arsye të dyfishtë për të festuar: Nga njëra anë ushtria gjermane feston jubileun e 50-vjetorit të saj, nga ana tjetër para 15 vjetësh me integrimin e ushtrisë popullore kombëtare të Republikës demokratike u krye edhe unifikimi i plotë i ushtrisë gjermane. Dita e vërtetë e themelimit të ushtrisë gjermane është 12 nëntori i viti 1955- sepse në këtë ditë ushtarët e parë morën çertifikatat e tyre të emërimit. Por në 7 qershor të vitit 1955 u krijua Ministria gjermane e Mbrojtjes. Ky jubile është rasti për një ceremoni festive me kancelarin gjerman, i cili hap edhe siparin e festimeve për 50-vjetorin e bundesvehrit gjerman

Pamje nga betimi i ushtarëve të parë gjermanë, pak muaj pas krijimit te Ministrisë së Mbrojtjes në dt. 7 qershor 1955- që sot festohet si data e themelimit të bundesvehrit

Pamje nga betimi i ushtarëve të parë gjermanë, pak muaj pas krijimit te Ministrisë së Mbrojtjes në dt. 7 qershor 1955- që sot festohet si data e themelimit të bundesvehrit

Krijimi i ushtrisë gjermane para 50-vjetësh nuk ishte një lindje e kollajtë. Një nga çështjet kardinale të politikës së brendshme për rininë gjermane të pasluftës ishte ajo "e riarmatimit". Vetëm 10 vjet pas Luftës së II Botërore dhe përvojës traumatizuese të dështimit të plotë në një luftë makabre, nismëtare e së cilës ishte Gjermania, mentaliteti i refuzimit kundër çdo lloj aspekti militarist sundonte shumicën e popullit gjerman. Socialdemokratët gjermanë paralajmëronin, se me krijimin e bundesvehrit dhe integrimin e saj në Nato, Gjermania varroste çdo lloj shansi të ribashkimit.
Dhe ishte gati si një mrekulli, që Bundesvehri arriti të të gjente mjaftueshmë mbështetje dhe fitoi emrin e mirë tek populli gjerman. Kjo u mundësua, sepse para së gjithash me bundesvehrin gjerman nuk u ripërtëri vehrmahti i dikurshëm i Rajhut gjerman, por u formua diçka e re, një ushtri e lidhur me shtetin demokratik- kjo megjithëse gjenerata e parë e gjeneralëve dhe oficerëve të ushtrisë pashmangshmërisht kishte shërbyer nën Hitlerin. Këtë e bëjnë të qartë edhe konceptet si " Qytetar në uniformë" dhe "drejtim i brendshëm"- që të dyja këto ishin eksporte dhe imazh i forcave të armatosura të demokracive në vende të tjera. Ushtari nuk është një marrës i verbër urdhërash deri në atë pikë që të shndërrohet në një kufomë të bindur të kundraligjshme. Ai është një person në uniformë, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet qytetare, dhe në rast nevoje në kundërshtim ngre zërin ndaj urdhërave kriminale.

Suksesi më i madh i bundesvehrit gjerman deri në vitin 1989 ka qenë a dyshim, siguria në Republikën federale gjermane, paqja në Evropë dhe përfundimi i konfrontimit të blloqeve, pa asnjë të shtënë. Suksesi tjetër i rëndësishëm, sot gati i harruar, ka qenë integrimi pa probleme i ushtrisë popullore kombëtare të DDR- të dikurshëm në bundesvehrin gjerman. Këtu u realizua një pjesë e bashkimit gjerman, në një fushë mjaft delikate dhe në një formë të shkëlqyer.

Prej kohës të ndryshimit politik botëror në vitin 1989-90 bundesvehri gjerman përballohet me sfida të reja. Fakti që prej kësaj kohe njëra reforma ndjek tjetrën në ushtrinë gjermane është vetëm simptoma e jashtme e një transformimi të vazhdueshëm. Çfarë është, çfarë do të jetë bundesvehri gjerman në të ardhmen. Tanimë bundesvehri gjerman shikohet si një ushtri intervenuese: Misione në Bosnjë, Kosovë, në Afganistan e Afrikë. Por sa e vërtetë është kjo? Nga 250.000 ushtarë dhe ushtare gjermane janë vetëm 7000 ata që shkojnë në misione jashtë Gjermanisë. Me para dhe paspërgatitjen e misioneve gjithsej janë 35.000 ushtarë në misione jashtë vendit. Me këtë, kështu shprehet Bundesvehri, është arritur limiti i kapaciteteve. Një ushtri intervenuese ka një dukje tjetër.
Me debatin për detyrat themelore të së ardhmes vazhdon edhe diskutimi për format e organizimit. A duhet që bundesvehri të mbetet një ushtri me detyrim ushtarak apo duhet të transformohet në një ushtri të ushtarëve me profesion. Ekologjistët, liberalët dhe shumica e socialdemokratëve shprehen prej kohësh për shfuqizimin e detyrimit ushtarak. Kjo mund të kthehet edhe në një temë të fushatës elektorale.

Çështja për jo- apo për po- ndaj detyrimit ushtarak diskutohet jo në gjerësinë e saj. Duhet diskutuar nëse Gjermania është e gatshme që të rrezikojë jetën e ushtarëve të saj në misione luftarake. Këtë debat e ndezi ministri i mbrojtjes, Peter Struck: Gjermania duhet të përgatitet që ushtarët e saj mund të humbasin jetën në luftë, deklaroi Struck dhe me këtë korri kundërshtime nga ana e parlamentarëve gjermanë. Gjermania lufton për të patur një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, por nuk përmban një strategji të qartë të sigurisë. Por pikërisht për këtë kanë të drejtë ushtarët gjermanë: Të dinë se pse e rrezikojnë jetën si edhe shoqëria, e cila edhe në të ardhmen do të mbështesë ushtarët e saj.

  • Data 07.06.2005
  • Autor Felix Steiner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3T
  • Data 07.06.2005
  • Autor Felix Steiner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3T