50- vjet pas pranimit të Gjermanisë në Nato! Gjermania, nga një zonë dislokimi e trupave të Natos, në fuqinë më të rëndësishme të aleancës perëndimore | Gjermania | DW | 06.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

50- vjet pas pranimit të Gjermanisë në Nato! Gjermania, nga një zonë dislokimi e trupave të Natos, në fuqinë më të rëndësishme të aleancës perëndimore

Në maj të vitit 1955 u çimentuan blloqet ushtarake në Evropë. Republika federale u bë anëtare e aleancës ushtarake perëndimore ndërsa Republika demokratike gjermane u fut në traktatin e Varshavës. U formuan dy ushtri gjermane, të cilat deri në vitin 1989 qëndruan përballë njëra tjetrës në Evropën e ndarë. Për Republikën federale pranimi në Nato do të thoshte lidhje me perëndimin dhe protektorat të SHBA-së. Me kalimin e viteve, Gjermania u bë në nga shtyllat themelore të Natos

Ylli, simboli i Natos

Ylli, simboli i Natos

Republika federale gjermane ishte për Naton e themeluar në vitin 1949 një zonë e rëndësishme dislokimi, pikërisht aty ku ishte vendosur perdja e hekurt mes të dy blloqeve. Gjermania duhej të integrohej në perëndim si politikisht ashtu edhe nga ana ushtarake. Franca në fillim pati rezerva përsa i përket riarmatimit të Gjermanisë perëndimore, vetëm 10 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë në 6 Maj para 50 vjetësh, Gjermania nuk kishte themeluar akoma një ushtri. Kjo u bë më vonë. Vetëm tetë ditë më vonë në 14 Maj 1955 Gjermania lindore u bë anëtare e paktit të Varshavës, aleancës ushtarake që udhëhiqej nga rusët. Presidenti gjerman Horst Köhler kujton: "Për Gjermaninë, e cila gjithmonë ishte pikëlidhja mes lindjes dhe perëndimit, pranimi në Nato ishte një vendim jetësor. Ajo ishte kështu garanci për paqen në Evropë. Partnerët e alenacës, para së gjithash Shtetet e Bashkuara, neve gjermanëve na kanë dhënë ndjenjën e sigurisë, se kombet miq angazhohen pa rezerva për paqen dhe lirinë në vendin tonë."

Pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 edhe pjesa lindore e Gjermanisë u bë anëtare e Natos. Bundesvehri gjerman mori pjesë për herë të parë në misionet e Natos për herë të parë në vitin 1995, në ish Jugosllavi. Sot rreth 5000 ushtarë gjermanë nën flamurin e Natos, janë të dislokuar në Kosovë dhe Afganistan.
Presidenti gjerman, Köhler gjatë vizitës së tij në shtabin qendror të Natos u shpreh: "Gjermanisë i duhej të përshkonte një rrugë shumë të rëndësishme nga ana politike, deri sa ajo vendosi të marrë pjesë në misionet e paqes të Natos jashtë Gjermanisë. Sot Gjermania ka dislokuar kontigjentin më të rëndësishëm ushtarak në Afganistan dhe në Ballkan duke dhënë kështu një kontribut mjaft të çmuar. Gjermania ofron kontigjentin më të madh të trupave dhe pas SHBA, ajo derdh shumat më të mëdha në aleancën e Natos. Deri në konfliktin me Irakun Gjermania konsiderohej si aleati më besnik i amerikanëve. Ky imazh harmonie mes të dy vendeve tanimë ka pësuar gërvishtje të rënda. Në samitin e fundit të Natos, në Bruksel, kancelari Shrëder ka kërkuar më shumë të drejtë për vendosje të evropianëve në Nato dhe një dialog të ri transatlantik.

Ndërkohë që presidenti amerikan Xhorxh Bush, u shpreh për Naton dhe për aleancën transatlantike. Për të është e qartë që Uashingtoni edhe në të ardhmen do t'i japë tonin Natos.
"Debate të përkohshme, diferencat e përkohshme në qëndrimet e qeverive, asnjë fuqi në globin tonë nuk do të ndajë dot", tha Bush.

50 vjet pas pranimit të Gjermanisë në Nato, ka nmdryshuar rrënjësisht edhe roli i saj. Ajo nuk duhet të kërcënojë kundërshtarët me armë atomike, por synon të mbrojë vlerat e përbashkëta në interës të sigurisë mbarëbotërore. Ajo po i specializon trupat e saj në komando të shpejta vepruse. Edhe për bundesvehrin gjerman, kjo do të thotë një maratonë ndryshimesh strukturore. Gjermania ka mjaft arsye t'i qëndrojë besnike aleancës, është shprehur një gjeneral gjerman në shtabin qendror në Bruksel, sepse pranimi i Gjermanisë në Nato është si një rikthim i saj në gjirin e kombeve të qytetëruara.

  • Data 06.05.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3v
  • Data 06.05.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3v