1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjidhja e statusit nuk do të shtyhet

Bekim Shehu5 Tetor 2006

Përfaqësuesit në Prishtinë të vendeve anëtare të Grupit të kontaktit, konfirmuan se nuk do të ketë shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Ata thanë se zhvillimet e deritashme rreth procesit të statusit janë në linjën që zgjidhja e statusit të Kosovës të përfundojë brenda këtij viti

https://p.dw.com/p/Arc2
Mitrovica
MitrovicaFotografi: DW


Udhëheqësit politik kosovarë morrën konfirmimin nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të grupit të kontaktit dhe përfaqësuesit e BE-së, se nuk do të ketë shtyrje të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Marko Lemanon thotë në emër të Bashkimit Evropian se, nëse ndodhë që vendimi për zgjidhjen e statusit të Kosovës të shtyhet ai do të ishte i befasuar, mirëpo deri tash ai nuk ka ndonjë informacion se zgjidhja e statusit të Kosovës do të shyhet për vitin e ardhshëm.

Në të njëjtën linjë shprehet edhe shefja e zyrës amerikane në Kosovë, Tina Kajdanov, e cila tha se deklarata e fundit e Grupit të kontaktit tregon qartë se grupi i kontaktit dëshiron që zgjidhja e statusit të Kosovës të arrihet deri në fund të vitit.
"Unë mendoj se gjatë vizitës së tij në Kosovë, zëvëndësekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Eurazi, Daniel Frid e bëri të qartë se zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të arrihet deri në fund të këtij viti. Ky qëndrim nuk ka ndryshuar dhe vendet
anëtare të grupit të kontaktit janë unik," tha Tina Kajdanov.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, thotë në emër të Qeverisë së Kosovës, se pala kosovare është e vendosur që zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të arrihet deri në fund të këtij viti dhe ata ai është i bindur se kjo edhe do të ndodhë.