1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet parlamentare në Pakistan para 9 janarit

12 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAQD

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf deklaroi se zgjedhjet parlamentare në vend duhet të mbahen para datës 9 janar, por shtoi se nuk mund të japë asnjë datë se kur mund të marrë fund gjendja e jashtëzakonshme në vend. Gjenerali Musharaf tha po ashtu se Asambleja Kombëtare dhe asambletë provinciale do të shpërndahen pas disa ditësh. Fuqitë kryesore botërore e kanë mirëpritur zotimin e presidentit të Pakistanit Musharraf. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs (Condoleezza Rice) e vlerësoi premtimin si "pozitiv". Por Rice i bëri thirrje presidentit pakistanez që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme "sa më shpejt të jetë e mundur". Udhëheqësja opozitare, Benazir Bhutto u tha gazetarëve se deklarata e Gjeneralit Musharraf për zgjedhjet është “një hap i parë pozitiv".