Volker Rühe (CDU):Klima është përmirësuar dukshëm në marrëdhëniet Gjermani-SHBA | Politika | DW | 09.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Volker Rühe (CDU):Klima është përmirësuar dukshëm në marrëdhëniet Gjermani-SHBA

Folker Rye (Volker Rühe) në një kongres të CDU-së

Folker Rye (Volker Rühe) në një kongres të CDU-së


Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Bundestag, Volker Rühe iu përgjigj sot në Radion Kombëtare Gjermane pyetjes rreth atmosferës që ekziston në SHBA për Gjermaninë:

"Klima është përmirësuar dukshëm dhe nga kjo mund të kuptosh se Gjermania ka si të thuash një rol kyç, për të bashkëpunuar më ngushtë në Evropë, dhe ajo që Condoliza Rajs i tha në Berlin kancelarit ishte shumë miqësore dhe unë besoj se për këtë shkak ne, qeveria dhe opozita duhet të bëjmë gjithcka për ta kapur këtë dorë të zgjatur.
Qeveria gjermane ka thënë pas zgjedhjeve në Irak - dhe ishte shumë impresionuese si morën pjesë njerëzit në këto zgjedhje duke vënë veten në rrezik, se ne duhet ta thellojmë angazhimin tonë, përsa i përket angazhimit shumë konkret të ushtarëve dhe policëve në Emirate, por edhe përsa i përket angazhimit të specialistëve gjermanë në bisedimet kushtetuese, në ndërtimin e ministrive. Kjo nuk bëhet për t'u bërë qejfin amerikanëve, por për mendimin tim, sepse njerëzit e guximshëm në Irak e kanë merituar ta marrin vetë në duar fatin e tyre. Sa më shpejt që të ndodhë kjo, sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më shpejt mund të largohen trupat nga Iraku dhe irakenët mund ta marrin vetë në duar fatin e tyre."

Pyetjes tjetër se nëse duhet të konsistojë për mendimin e tij fryma e re në marrëdhëniet transatlantike, Rühe iu përgjegj:


"Që të mos veprohet në mënyrë unilaterale, as që të mos bëhen përpjekje që evropianët t'ia kundërvësh njëri-tjetrit në Evropë të vjetër dhe të re. Kondolisa Rajs e tha se ka vetëm një Evropë dhe evropianët duhet ta pranojnë ofertën për të vepruar së bashku. Një temë shumë urgjente janë negociatat me Iranin. Ndoshta rezultati më i rëndëishëm i periudhës së dytë në post të presidentit Bush do të jetë që të arrijë që të ekzistojë një shtet palestinez, që të jetojë në paqe me fqinjin e tij Izrael dhe të jetë në gjendje të ekzistojë. Këtu nevojitet një bashkëpunim i ngushtë i evropianëve dhe amerikanëve."

  • Data 09.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquH
  • Data 09.02.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AquH