Vinokurov pozitiv në doping
25 Korrik 2007Reklamë
Në garën më të njohur çikliste në botë, Turin e Francës, (Tour de France), pozitiv në doping është zbuluar edhe një prej favoritëve, Aleksander Vinokurov, kapiteni i ekipit Astana. Për shkak të këtij skandali i tërë ekipi i Astanas ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Në mesin e tyre edhe gjermani Andreas Klöden, i cili ende kishte gjasa për fitoren e garës. Kazakistanasi 33 vjeçar, Vinokurov ka fituar gjatë kësaj gare dy etapa.